8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Myftiu Tërnava pranoi telegrame urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit

Më të lexuarat

Prishtinë, më 15 maj 2023

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka shkëmbyer telegrame urimi me ministrin e Haxhit dhe Umres nga Arabia Saudite, Tevfik Favzan er Rubeje. Në telegramin e urimit, ministri Er Rubeje shprehet se, kam pranuar urimin tuaj me respekt dhe gëzim në shkresën tuaj me rastin e Fitër Bajramit. Ju falënderojmë për këto ndjenja dhe respekt vëllazëror duke lutur Allahun xh.sh. për begati dhe dhunti ndaj Jush dhe lusim lutur Zotin që të pranohen të gjitha veprat e mira të kryera nga ne.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, përmes ambasadorit të Ambasadës së Arabisë Saudite në Shqipëri, Fejsal Gazi Hifdhi, ka pranuar telegram urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit nga Mbreti i dy Haremeve dhe princi i Kurorës. Ambasada e Arabisë Saudite ka përcjellë përshëndetjet më të sinqerta dhe përmes këtij telegrami falënderoi Myftiun Tërnava për urimin, duke lutur Zotin që të pranohen të gjitha veprat e mira të kryera nga besimtarët dhe iu uruar suksese dhe duke lutur Zotin për mirëqenien tuaj dhe popullit të Kosovës dhe kontributin që jeni duke dhënë në shërbim të Islamit dhe myslimanëve.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, përmes Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, ka pranuar telegram urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit nga Emiri i Kuvajtit, Sheikh Nawaf, al Ahmed al Jaber al Sabah. Ambasada e Kuvajtit në Tiranë ka përcjellë urimet më të sinqerta për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për Myftiun Naim ef. Tërnava me rastin e kësaj feste, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm ta kthej këtë festë për të gjithë, me begati dhe mirësi të shumta, si dhe të iu dhurojë shëndet të plotë. “Ambasada e Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë përfiton nga rasti t’i shprehë Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës nderimet dhe respektin më të lartë.” Po ashtu në këtë mesazh është bashkangjitur edhe telegram urimi nga ministri i Kabinetit të Emirit, Sheikh Muhamed Abdullah al Mubarek al Sabah, i cili ka përcjellë urimin nga Emiri i Kuvajtit. “Kam kënaqësinë t’ju përcjellë falënderimin e Emirit të vendit, shkëlqesia e tij Sheikh Nawaf, al Ahmed al Jaber al Sabah për urimin tuaj me rastin e festës së Fitër Bajramit, i cili ju uron gjithashtu shëndet të plotë e lumturi. Ju lutem, pranonin konsideratën time më të lartë”, thuhet në telegram urimin e dërguar nga ministri i Çështjeve Fetare të Kabinetit të Emirit.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, përmes Ambasadës së Katarit në Shqipëri, ka pranuar telegram urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit nga Emiri i shtetit të Kuvajtit Tamim bin Hamad al Thani. Ambasada e Katarit në Tiranë me këtë rast ka përcjellë urimet më të sinqerta për Bashkësinë Islame të Kosovës dhe për Myftiun Naim ef. Tërnava me rastin e kësaj feste, duke lutur Zotin e Plotfuqishëm ta kthej këtë festë për të gjithë, me begati dhe mirësi të shumta. Po ashtu në këtë mesazh është bashkangjitur edhe telegram urimi nga Emiri i shtetit të Kuvajtit, Tamim bin Hamad al Thani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit