4.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Një analizë e bukur mbi zgjedhjet në Turqi!

Më të lexuarat

Pas numërimit të votave të diasporës edhe zyrtarisht zgjedhjet presidenciale në Turqi do të shkojne në balotazh më 28 Maj. R.T Erdoğan për më pak se 0.5 % të votave nuk arriti kuotën prej 50.01% të nevojshme për t’u zgjedhur president.
Me fitoren bindëse në Parlament dhe avantazhin moral që ka koalicioni i tij, pa dyshim në këtë garë hyn me përparësi theksuese.

Nga ana tjetër, kandidati nga opozita Kılıçdaroğlu pas humbjes së thellë të parlamentit, fiasko në pazarlleqet me partitë koservatore të Davutoglu, Babacan, Saadet Parti, përballet me sfida shumë të medha brenda partisë dhe koalicionit qe ai drejton, që kryesorja është si të bindë mbështetësit e tij, për nevojën për të shkuar në zgjedhje brenda dy javësh kur morali i të cilëve është shembur dhe kanë humbur shpresat në fitoren e tij.

Gjithashtu, premtimi më i madh para popullit i Aleancës Gjashtpaleshe ishte kthimi në sistemin e “përforcuar” parlamentar dhe aleatja kryesore e Kilicdaroglu, Meral Akshener thoshte se pas ndryshimeve kushtetuese do të ishte kryeministre. Me humbjen e kuvendin, bie poshtë edhe kjo kartë.

Të dhënat e votave treguan se partia me shumicë kurde, e që shihet si krahu politik i organizatës terroriste PKK, HDP/YSP nuk është ajo përcakuese për zgjedhjet turke siç pretendohente opozita dhe analizat perëndimore. Përkundrazi, konservatoret dhe nacionalistët turq morën pozicion kyçe duke u rritur drastikisht.
Numri i deputetëve të Qendres dhe të Djathtët në parlament e ka tejkaluar 2/3 dhe bashkimi i tyre eventual mund të bëj çdo ndryshim në Kushtetutë pa votë popullore.

266 Ak Parti
51 MHP
44 İYİP
5 Yeniden Refah
37 SP+Deva+Gelecek+DP
4 Huda Par

407 deputet

Kjo ndoshta është parlamenti më I Djathë në histori të Republikës Turke dhe qartë dëshmon disponimin dhe orientimin ideologjik të popullates në Turqi, por edhe se për ke do të shkojnë vota për Presidentin pas dy javësh.

Abdylvehab Ejupj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit