Nënkryetari i LSDM-së, Muhamet Zekiri ka apeluar që muslimanët në Maqedoni të vazhdojnë të tregojnë përgjegjësi të skajshme gjatë pandemisë.
“Papergjegjesine nuk guxojme ta luftojme me papergjegjesi!
Muslimanet ne Maqedonine e Veriut kane treguar pergjegjegjesi te skajshme ne kohen e pandemise dhe keshtu duhet te vazhdojne te sillen. Nuk guxojme te biem pre e provokimeve qe dikush me vetedije po i ben.
Askush me ligje nuk i ka mbyllur xhamite por jemi duke ndjek vetem rekomandimet e autoriteteve fetare edhe shteterore ne vend.
Ne vazhdim vetem do te shperndaj me ju ate qe ka shkruar ish kolegu im nga Alsat Isuf Kadriu me te cilin pajtohem plotesishte!!!
“Te kerkosh t’i hakmerresh manifestimit kishtar ne Struge, me te njejten metode, nuk eshte gje tjeter pos vetevrasje! Pergjegjesi nga te papergjegjshmit patjeter qe duhet te kete! Jemi shume prane heqjes se ores policore dhe masave kufizuese! Çdo papergjegjesi e çdo individi apo grupi do te jete fatale per te gjithe ne!”
P.S Pergjegjesi dhe ndeshkime do te kete per ata qe nuk kane rrespektuar masat ne Struge!!!”, është shprehur Zekiri.