Një sarkofag i kohës romake në tokën palestineze
Një sarkofag plumbi i epokës romake u zbulua në Rripin e Gazës të dielën, zbulimi i dytë i tillë këtë vit.
“Një sarkofag i dytë me plumb u gjet gjatë gërmimeve në një varrezë në veri të Gazës”, tha për AA Jamal Abu Raida nga Ministria e Turizmit dhe Antikiteteve të Gazës.
Ai shtoi se sarkofagu i përkiste personaliteteve të epokës romake.
Në shkurt, autoritetet palestineze zbuluan një sarkofag plumbi në të njëjtën varrezë që u zbulua në veri të Gazës vitin e kaluar.
“Sarkofagu do t’i transferohet Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve për kërkime me ndihmën e ekspertëve dhe arkeologëve francezë dhe të tjerë ndërkombëtarë,” tha Abu Raida.
Autoriteti Palestinez vlerëson se rreth 125 varreza të epokës romake janë zbuluar në Gaza.
Gaza ishte një nga qytetet e lashta të botës. /tesheshi.com/