18.8 C
Pristina
Thursday, May 9, 2024

Ky lojtar serb: refuzimi i ofertës saudite duke fyer muslimanët

Më të lexuarat

Fjalët pa takt të futbollistit të Zvezda-s për gratë e mbuluara

Serbi refuzoi ofertën arabe dhe më pas provokoi myslimanët: ‘Si mund t’i kthej gruan dhe fëmijët e mi në ninxha’

Në gjurmët e Lionel Messit dhe Luka Modriçit, të cilët vendosën se ishte shumë herët për të vazhduar karrierën e tyre në vendet arabe për kontrata të pasura dhe në vend të tyre zgjodhën SHBA-në dhe Evropën (Spanjë), pasoi lojtari i ri i kombëtares serbe Radovan Pankov.

Nga Crvena Zvezda e Beogradit, Pankov u nis për tre vjet në Poloni, te Legia Varshavës, pasi refuzoi më parë një ofertë fitimprurëse nga Arabia Saudite.

Ndër të tjera ai tha se “ka ende kohë të mjaftueshme për të kaluar në lindje”, duke kaluar më pas dhe në fyerje me karakter fetar.

“Një çështje shumë e rëndësishme është familja me të cilën është e pamundur të shkosh së bashku në Arabinë Saudite. Aty gratë duhet të jenë si ninxhat dhe kjo më pëlqen”, tha Pankov, duke iu referuar faktit se gruaja e tij Mirjana duhej të “mbulohej” sipas traditës islame në vendet arabe.

Fjalët e tij nxitën shumë komente, duke i thënë se më mirë që nuk do luajë në Saudi, pasi nuk është i denjë për paratë e tyre.

Kujojmë se autoritetet futbollistike e mbretërisë më të madhe arabe po tentojnë të blejnë yje, me synimin për ta shndërruar Saudinë në një arenë yjesh nga e gjitha bota, në konkurencë me Europën. /tesheshi.com/  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit