9.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

ZBULIMI I GRUAS PARA TË AFËRMËVE TË BURRIT TË SAJ DHE FJETJA E DJALIT ME NËNËN APO MOTRËN E TIJ?!

Më të lexuarat

Pyetje: A është e lejueshme që gruaja të zbulohet para vëllezërve apo kushërijve të burrit të saj dhe a lejohet që të flejë djali me nënën ose motrën e tij, pasi ka arritur moshën e pjekurisë seksuale?

Përgjigje: Së pari: Nuk i lejohet gruas që të zbulohet para vëllezërve apo kushërijve të burrit të saj, edhe nëse ata janë njerëz të mirë dhe të devotshëm, sepse Allahu i Madhëruar i ka përcaktuar ata meshkuj, para të cilëve i lejohet gruas që të zbulohet; vëllezërit e burrit të saj nuk janë prej tyre:

“Ato nuk duhet t’ua shfaqin bukurinë e tyre, askujt tjetër përveçse burrave të tyre, baballarëve të tyre, baballarëve të burrave të tyre, djemve të tyre, djemve të burrave të tyre, vëllezërve të tyre, djemve të vëllezërve të tyre, djemve të motrave të tyre, grave të tyre, robëreshave që kanë në pronësinë e tyre, shërbëtorëve meshkuj të cilët nuk ndjejnë nevojë për femra, apo fëmijëve që nuk e kanë arritur moshën e pjekurisë.” {24: 31}

Në ajetin e mësipërm, Allahu i Madhëruar nuk ka bërë dallim mes të devotshmëve dhe jo të devotshëme, me qëllim që të ruhet nderi i muslimanëve dhe të bllokohen të gjitha rrugët që të shpien nga e keqja dhe imoraliteti. Një herë, kur u pyet për vëllain e burrit, Profeti (paqja qoftë mbi të) tha: “Vëllai i burrit është si vdekja.”54

Së dyti, fëmijët meshkuj kur hyjnë në moshën e pjekurisë, d.m.th kur të mbushin 10 vjeç ose pak më tepër, nuk duhet të lihen të flenë me nënën ose motrat e tyre në të njëjtin krevat, pasi në këtë mënyrë mbyllen rrugët e së keqes dhe mënjanohen pasojat e paparashikueshme që mund vijnë prej kësaj gjëje. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

“Urdhërojini fëmijët që të falin namazin, kur të mbushin 7 vjeç dhe rrihini (nga pak, nëse nuk falen në rregullisht ) pasi të mbushin 10 vjeç e ndajini në shtrat (në këtë moshë).”

Gjithashtu, Allahu i Madhëruar ka urdhëruar që fëmijët, të cilët nuk e kanë arritur akoma moshën e pjekurisë seksuale, të kërkojnë leje për të hyrë në dhomë, në tre kohë të caktuara:

يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لِيَسْتَـْٔذِنكُمُ ٱلَّذِينَ مَلَكَتْ أَيْمَـٰنُكُمْ وَٱلَّذِينَ لَمْ يَبْلُغُوا۟ ٱلْحُلُمَ مِنكُمْ ثَلَـٰثَ مَرَّٰتٍ ۚ مِّن قَبْلِ صَلَوٰةِ ٱلْفَجْرِ وَحِينَ تَضَعُونَ ثِيَابَكُم مِّنَ ٱلظَّهِيرَةِ وَمِنۢ بَعْدِ صَلَوٰةِ ٱلْعِشَآءِ ۚ ثَلَـٰثُ عَوْرَٰتٍ لَّكُمْ ۚ لَيْسَ عَلَيْكُمْ وَلَا عَلَيْهِمْ جُنَاحٌۢ بَعْدَهُنَّ ۚ طَوَّٰفُونَ عَلَيْكُم بَعْضُكُمْ عَلَىٰ بَعْضٍ ۚ كَذَٰلِكَ يُبَيِّنُ ٱللَّهُ لَكُمُ ٱلْـَٔايَـٰتِ ۗ وَٱللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

O besimtarë! Skllevërit dhe fëmijët tuaj që s’kanë arritur pubertetin, le t’ju kërkojnë leje (për të hyrë) në tri kohë: para namazit të mëngjesit, kur i zhvishni rrobat në mesditë dhe pas namazit të jacisë. Këto janë tri kohë kur hiqni rrobat. Nuk ka gjynah as për ju e as për ata që, pas këtyre rasteve, të vizitoni njëri-tjetrin (pa kërkuar leje për të hyrë). Kështu jua shpjegon Allahu shpalljet juve! Allahu është i Urtë dhe i Gjithëdijshëm. (En-Nur : 58)

Ndërsa fëmijët që e kanë mbushur moshën e pjekurisë seksuale, duhet të kërkojnë leje në çdo kohë, sepse Allahu i Madhëruar thotë:

“Kur të arrijnë fëmijët tuaj pjekurinë, duhet të kërkojnë leje ashtu siç kërkojnë leje edhe ata që janë më të mëdhenj (në moshë). Kështu jua sqaron Allahu argumentet e Tij. Allahu është i Ditur, I Urtë.” {24:59}

Fëmijët që s’i kanë mbushur dhjetë vjeç mund të flenë me nënat apo motrat e tyre në të njëjtin shtrat, sepse ata nuk e kanë mbushur moshën e pjekurisë dhe në të njëjtën kohë kanë nevojë për kujdesin e më të mëdhenjve. Gjithashtu, edhe të rriturit e të dy sekseve mund të flenë në të njëjtën dhomë, por në krevate të ndryshme, nëse dihet me siguri që kjo gjë nuk mund të shkaktojë probleme.

/Komisioni i përhershëm I fetvave/

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit