7.3 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Yıldırım: Vendimi nga populli është vendimi më i mirë

Më të lexuarat

Kryeministri Yıldırım pas votimit për refundimin për ndryshimet kushtetuese, në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se “Tani me një përkushtim të madh do të shikojmë punën tonë”

IZMIR (AA) – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka deklaruar se “Respektojmë çdo rezultat nga referendumi. Vendimi i dhënë nga populli është vendimi më i mirë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Yıldırım bashkë me zv.kryetaren e përgjithshme të AK Partisë, Nükhet Hotar, kanë votuar për refundimin për ndryshimet kushtetuese në shkollën fillore Gölcükler Adnan Olcay, në rajonin Menderes të qytetit Izmir.

Pasi ka votuar në kutinë e votimit me nr “1085” kryeministri Yıldırım në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se “Tani me një përkushtim të madh do të shikojmë punën tonë.”

“Gjithsekush është duke bërë preferencën e tij. Pas hapjes së kutive të votimit në mbrëmje do të zbulohen rezultatet. Respektojmë çdo rezultat që do të dalë nga referendumi. Vendimi i dhënë nga populli është vendimi më i mirë”, është shprehur Yıldırım. Ai ka shtuar se në 81 qytete në çdo anë të Turqisë, qytetarët janë duke votuar të qetë, në mënyrë të qytetëruar dhe vëllazërore.

Kryeministri pas votimit ka biseduar për një kohë edhe me qytetarët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit