12.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Çavuşoğlu: Dita e sotme është një moment historik

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm i Turqisë Çavuşoğlu: “Populli do të vendosë për të ardhmen e Turqisë. Mendoj se dita e sotme është një moment historik”

ANTALIA (AA) – Në kuadër të referendumit për ndryshime kushtetuese në Turqi, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në qytezën Alania të qytetit Antalia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Çavuşoğlu së bashku me bashkëshorten e tij Hülya Çavuşoğlu votuan në qendrën e votimit numër 233, e cila ndodhet në shkollën fillore Ayşen Cengiz Urfalıoğlu, në qytezën Alania në Antalia.

Në deklaratën e tij për mediat, Çavuşoğlu tha se para referendumit të gjithë kanë thënë fjalët e tyre.

Duke theksuar se edhe ata që thonë “Po” edhe ata që duan “Jo” kanë thënë fjalët e tyre, Çavuşoğlu tha se madje ka pasur edhe të tillë që kanë tejkaluar kufijtë dhe nga jashtë shtetit janë munduar që t’i japin mësim popullit turk.

“Ka pasur të tillë që mbanin anë, por sot edhe fjala edhe vendimi është tek populli ynë. Populli do të vendosë për të ardhmen e Turqisë. Mendoj se dita e sotme është një moment historik. Jemi duke parë që populli ynë mjaft bukur është duke e përdorur të drejtën e tij demokratike, në çdo vend të Turqisë duke filluar nga mëngjesi. Ja kjo është demokracia”, tha Çavuşoğlu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit