WikiLeaks” ka bërë të ditur se ka publikuar “zbulimin më të madh të bërë ndonjëherë” me më shumë se tetë mijë dokumente sekrete të Agjencisë amerikane të Inteligjencës, CIA-s.
Ajo ka publikuar detaje sesi agjencia ka krijuar dhe zbatuar programin e hakerëve globalë.
CIA ka keqpërdorur prodhime të shumta popullore të kompanive më të mëdha si Apple (iPhone), Google (telefonat android), Microsoft (sistemi operativ Ëindoës) dhe Samsung (pajisjet televizive) dhe i ka shndërruar në “armë të veta” dhe “pajisje që dëgjojnë në fshehtësi”.
Programi i dyshuar, i quajtur “Weeping Angel”, thuhet se është zhvilluar në partneritet me MI5, agjencinë britanike të spiunazhit dhe ka regjistruar biseda duke përdorur mikrofonin e pajisjes kur ajo ka qenë e fikur. Agjencia, e cila preferon të mos komentojë mbi vërtetësinë e lajmeve, sipas dokumenteve ka përdorur konsullatën amerikane në Frankfurt, si një bazë për mbulim./SYRI