18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Supergoditja, vëllezërit shqiptarë kapen me 4 mln euro kokainë dhe 233 mijë euro në xhep

Më të lexuarat

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Varese të Italisë, pasi janë kapur me 32 kg kokainë dhe 233.950 euro. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për dy vëllezër, të papunë, të cilët janë marrë me transportin e lëndëve narkotike të blera në Holandë. Dy vëllezërit përdornin një makinë e cila kishte ngjallur dyshime gjatë kontrolleve rutinë të Guardia di Finanza në zonë, për zbulimin e trafiqeve ilegale.

Hetimet e vazhdueshme zbuluan një ndërtesë në Inverigo, ku dy vëllezërit banonin dhe e përdornin si për garazh për makinën e lartpërmendur ashtu edhe për magazinë.

Pasi morën mandatin e kontrollit, agjentët hynë në banesën e vëllezërve shqiptarë ku gjetën kokainën e konfeksionuar në 29 pako, si dhe shumën e parave, e ndarë në tufa 10 mijë euro secila. Kontrolli në makinën Opel Astra zbulii edhe 3 mijë euro të tjera të fshehura.

Në bazë të fakteve, dy shtetasit shqiptarë, me iniciale Q.N., lindur më 1983, dhe A.N., 1985, u arrestuan, ndërkohë që vlera e tregut e drogës së gjetur shkon në 4.5 milionë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit