0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024


Vullnetarë serbë në frontin ukrainas, mesazhe për Kosovën

Më të lexuarat

Përbetim për kthim në “vendet e shenjta” pasi të mundin “fashistët e NATO-s”

Një grup vullnetarësh serbë që luftojnë për Rusinë në frontin në Ukrainë publikuan një video në rrjetet sociale në të cilën kërcënonin se pasi të “mbaronin me fashistët e NATO-s” në vendin e pushtuar nga Rusia fqinje, ata do të ktheheshin te vendet e tyre të shenjta, duke veccuar si të tillë Kosovën.

Ata u filmuan të maskuar dhe të armatosur, duke përmendur dhe entitetin Republika Srpska në Bosnje.

“Përshëndetje nga vullnetarët Serbë. Ne përshëndesim popullin tonë, popullin e Kosovës, popullin e Republikës së Serbisë. Ju premtojnë personalisht, pikërisht këtu, që sapo ta përfundojmë këtë me fashistët e NATO-s, ne do të vijmë atje për t’u kthyer në vendet tona të shenjta dhe për të kthyer atë që është e jona”, thonë ata në videon e siguruar nga The Geopost.

Ata përmendën edhe njerëzit dhe fëmijët e Kosovës nga radhët e komunitetit serb, duke thënë:

“Përshëndesim njerëzit dhe fëmijët nga Zveçani, nga Graçanica dhe nga të gjitha vendet tona të shenjta serbe. Ne jemi me ju dhe me ne duhet të jeni të sigurt. Lavdi Nënës Rusi deri në fitore.”

“Grupet e mbështetura nga Serbia vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë e Kosovës. Ky grup nacionalistësh serbë, në një kërcënim të hapur, duke i quajtur trupat e NATO-s fashiste, treguan synime hegjemoniste”, përfundon The Geopost.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit