14.7 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Kryetari i AAK-së, z. Ramush Haradinaj, shtroi iftar për udhëheqësit e Bashkësisë Islame të Kosovës

Më të lexuarat

Prishtinë, më 14 mars 2024

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, me bashkëpunëtorë, mori pjesë në iftarin që shtroi lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj.

Me këtë rast, kryetari Haradinaj, theksoi se si vazhdimësi e pritjeve tradicionale në muajin e shenjtë Ramazan, sonte, në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, iftari na bashkoi me Myftiun Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë dhe me partnerët e koalicionit Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi E-30.

“Shpreha mirënjohjen për kontributin e çmuar që BIK ka dhënë në të gjitha etapat drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, kontribut ky që vazhdon ta japë edhe sot. Agjërim të lehtë, begati dhe mirëqenie për çdo familje!” – u shpreh z. Haradinaj.

Myftiu Tërnava duke falënderuar kryetarin e AAK-së, z.Ramush Haradinaj për këtë iftar që tashmë është bërë tradicional, theksoi se BIK-u vazhdimisht punon që në Kosovë të ketë harmoni e bashkëjetesë dhe respekt të ndërsjellë mes të gjithë njerëzve pavarësisht dallimeve etnike dhe fetare që mund t’i kemi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit