0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

VIRTYTET E NAMAZIT TË SABAHUT

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi selam, më pas:
Në këtë ligjëratë te shkurtër do te sjellim ca argumente mbi vlerën dhe virtytet e faljes se namazit te sabahut ne kohen e tij te caktuar dhe ne xhami me xhemat.
Ligjëratën ne fjale e kemi përpunuar ne mënyrë qe te jete me e afërme për lexuesin shqiptare andaj shpresojmë se përveç autorit, Ebu Ahmedit, Allahu i Madhërishëm do te na shpërblejë edhe neve! Amin!!!

Shpërblim prej shpërblimeve për namazin e sabahut është shikimi ne Allahun e Madhërishëm ne Xhennet. Ne, ithtarët e sunnetit (traditës) dhe xhematit (bashkimit) besojmë se Allahu nuk mund te shihet ne këtë bote porse ne boten tjetër, ne Xhennet, besimtareve do t’iu mundësohet pamja e Allahut si shpërblimi me i madh për ta.

Transmeton Buhariu nga Xherir b. Abdil-lahu se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Sa iu përket juve, ju do ta shihni Zotin tuaj ashtu siç e shihni hënën. Nuk do te keni vështirësi (kallaballëk dhe pështjellim) për ta pare Atë, kështuqë nëse keni mundësi të mos mundeni për namaz para lindjes se diellit (sabahut) dhe para perëndimit (ikindisë), (te mos i braktisni), atëherë bëjeni këtë. Në Versionin e Muslimit qëndron: pra, sabahun dhe ikindinë, pastaj lexoi: ”Dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij”. (Taha, 130).

Ka thënë Ibni Haxheri: “Arsyeja se përse gjatë përmendjes për pamjen e Allahut janë përmendur edhe këto dy namaze qëndron në faktin se namazi është adhurimi me i çmuar. Për këto dy namaze, sabahun dhe ikindinë, është vërtetuar shpërblim i veçante nga namazet tjera, si: tubimi i melaikeve ne to, ngritja e veprave, etj. Meqë ato janë namazet më të çmuara, atëherë është e natyrshme qe ai, qe kujdeset për to, te shpërblehet me shpërblimin me te madh, i cili është: “Pamja e Allahut te Madhërishëm”.
Melaiket e Allahut tubohen gjate kohës se namazit te sabahut, andaj është e udhës qe ne këtë kohe besimtari te mos i pret melaiket fjetur porse ti pres duke bere adhurim dhe përkujtuar Allahun. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre, i cili e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam,duke thënë: “Melaiket e natës dhe melaiket e ditës tubohen ne namazin e sabahut”. Pastaj tha Ebu Hurejre: Lexoni nëse dëshironi: ”Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”. (Isra, 78)
Ne mënyrë qe lexuesi mos te hutohet para shprehjes: “Tubohen melaiket” them se ne hadith ceket ndërrimi i melaikeve përcjellës te njeriut dhe atë, ne kohen e sabahut dhe ne kohen e ikindisë. “˜ Ecja për në namazin e sabahut ka shpërblim te madh. Transmeton Buhariu nga Ebu Musai se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Njeriu me shpërblim me te madh ne namaz është ai, i cili ka ecur me se shumti pastaj ai qe ka ecur me se shumti (e ka shtëpinë me se largu nga xhamia), ndërsa ai, i cili e pret namazin derisa ta fal me imam ka me shume shpërblim se sa ai, qe e fal pastaj flenë”.

Ka thënë Ibni El Muniri: “Hadithi tregon se shkaku për shtimin e shpërblimit është mundi dhe lodhja e te ecurit për ta falur namazin ne xhami. Nëse puna është kështu, atëherë ecja për ta falur namazin e sabahut ne xhami është me e mundimshme se sa tjerat sepse, nëse jacija e shoqëron ne errësirë (d.t.th: te dy namazet janë gjate natës), megjithatë ndarja nga gjumi i lezetshëm ne kohen e sabahut ia shton vlerën edhe me shume sabahut”.
Sikur këtë e përkrah edhe hadithi i Ebu Davudit dhe Tirmidhiut nga Ebu Burejde El Eslemiu se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë: “Përgëzoji meshshainet (ata qe ecin shume) në errësirë për në xhami me një dritë (nur) te plote ne Ditën e Kiametit!”. Meqë këta njerëz çanë dallgët e errësirës për adhurim ne xhami, u shpërblyen me nur (drite) te plote, e cila i rrethon nga te gjitha anët e tyre.
“Ai qe fal sabahun është i sigurte se nuk do te hyje ne Xhehennem. Muslimi transmeton nga Ammare b. Ruejbe se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Askush, qe ka falur namaz para lindjes dhe para perëndimit te diellit, (sabahun dhe ikindine), nuk do te hyje ne zjarre”.
“Falja e namazit te sabahut, përveç qe është garanci për shpëtim nga Xhehenemi, është garanci poashtu për hyrje ne Xhennet. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Musai se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush i fal dy berdejnet (sabahun dhe ikindine) hyn ne Xhennet”. Sabahu dhe ikindia quhen berdejni (anësore) sepse falen ne dy pjese (ane) te ditës; ne kohen kur ajri është i freskët dhe ne kohen kur te nxehtit shkon e vie flladi.

Namazit te sabahut nga ana hyjnore i është kushtuar rëndësi e veçante. Thotë Allahu: ”Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se veprat e mira i shlyejnë ato të këqijat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud, 114) Te gjithë komentatoret janë pajtuar se për qellim me njërën nga këto falje është sabahu, edhe pse për kohet tjera nuk pajtuan. Ibni Abbasi mendonte se ato janë: Sabahu dhe akshami.
Muxhahidi mendonte se ato janë: Sabahu, dreka dhe ikindia, ndërsa te tjerët kane thënë: Sabahu dhe ikindia. Sido qe te jete, ne ajet vihet ne pah se namazi i sabahut është prej gjerave qe shlyen mëkatet e besimtarit dhe largon te këqijat e tij.
“Namazi i sabahut përgatitës për misionaret islam. Thotë Allahu: ”Prandaj, ti bëhu i durueshëm ndaj asaj që thonë ata, dhe duke falënderuar Zotin tënd, falu para lindjes së diellit dhe para perëndimit të tij, falu edhe në orët e natës dhe në skajet e ditës, ashtu që të gjesh kënaqësi (me shpërblim)”. (Taha, 130) Ne ajet vihet ne pah durimi gjate vështirësive për predikimin islam si dhe ndihmimi i vetes, ne këto rrethana, me namaz para lindjes se diellit (me namaz te sabahut) dhe para perëndimit te diellit (me namaz te ikindise).

Falja e jacisë dhe sabahut ne xhami me xhemat është sikur te jesh falur tere natën. Uthman b. Affani thotë se e kam dëgjuar te dërguarin e Allahut duke thene: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikurse ai, qe gjysmën e natës e kalon ne namaz. Ndërsa ai, qe e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai, qe është falur vetëm tërë natën. (Muslimi)

Këndimi i Kur’anit gjate kohës se sabahut është i përcjellur nga melaiket. Thotë Allahu: “Fale namazin kur zbret (nga zeniti) dielli, e deri në errësirën e natës dhe duke bërë lutjen (namazin) e agimit. Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur”. (Isra, 78) Mu për këtë, Pejgamberi, alejhi selam, e zgjaste këndimin e Kur’anit gjate namazit te sabahut për hire te vlerës se tij ne këtë kohe.
Këto ishin disa nga vlerat dhe virtytet e faljes se namazit te sabahut ndërsa për te qene edhe me komplet shpërblimi, do te ishte mire qe te ulemi pas namazit dhe ta përkujtojmë Allahun derisa te lind dielli.
Përveç te mirave te cilat do t’i cekim me poshtë, ne këtë behet edhe ndarja e rizkut (furnizimit nga Allahu) dhe mu për këtë, kur Ibni Abbasi e kishte pare një djalë te tij duke fjetur pas namazit te sabahut i kishte thënë: “Ngrihu! A po flenë ne kohen kur ndahen rizqet (furnizimi)?!”.

Falja e dy rekateve nafile (namaz fakultativ apo vullnetar) para farzit te sabahut është më e mire se sa tere dynjaja.
Ka thënë Pejgamberi, alejhi selam: “Dy rekatet e sabahut janë me te mira se dynjaja dhe ajo, qe është në te”. (Muslimi) Ne një version tjetër te Muslimit qëndron: “Ato dy (rekate) janë me te dashura për mua se tere dynjaja”.

Te qëndrosh pas namazit te sabahut ulur duke e përkujtuar Allahun derisa te lind dielli konsiderohet sikur ke kryer një haxh. Enes b. Maliku transmeton se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat (ne xhami) pastaj ulet dhe e përkujton Allahun derisa te lind dielli e pastaj fal dy rekate, ai fiton shpërblimin sikur te ketë kryer haxh dhe umre. Tha Pejgamberi, alejhi selam: Te plote, te plote, te plote!”. (Tirmidhiu)
Te qëndruarit ne këtë kohe eshte me mire se sa lirimi i robërve. Ka thënë Muhammedi, alejhi selam: “Të ulem me një grup njerëzish dhe ta përkujtoj Allahun nga namazi i sabahut e derisa te lind dielli, është me e dashur për mua se sa te liroj katër bije te Ismailit (arabë)”. (Ebu Davudi dhe Imam Ahmedi me sened te mire)

Marrë nga: “Salatul Fexhri Ve Kejfe Tuhafidhu Alejha”, Ebu Ahmed El Mensuri, f: 61-67, 73-77,

Përshtati në shqip dhe përpunoi: Sedat Gani Islami/sedatislami.wp

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit