2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Vërtetësia e ringjalljes – Pyetje dhe përgjigje nga feja islame

Më të lexuarat

▪️Asgjë nuk e pengon Allahun e Madhëruar ta ringjallë robin e Tij pas vdekjes, pavarësisht se çfarë ndodh me kufomën e tij.

▪️Jemi njoftuar se një njeri në kohët e hershme u mundua shumë t’i shpëtonte ringjalljes duke bërë çdo gjë të mundshme për ta penguar, por nuk ia arriti dot ta pengonte atë.

Ai la porosi që kufomës së tij ti bëheshin katër veprime penguese:
1- Djegia e trupit deri në shkrumbim.
2- Bluarja e shkrumbit.
3- Shpërndarja e masës së bluar në një ditë me erë që copëzat e tij t’i marrë era dhe të shpërndahen sa më larg njëra-tjetrës.
4- Shpërndarja të mos bëhet e gjitha në një vend por në vende të ndryshme: një pjesë në tokë dhe një pjesë në det për ta bërë akoma të pamundur mbledhjen dhe bashkimin e tyre.

▪️Të gjitha këto veprime së bashku nuk arritën dot ta ndalojnë rikthimin e tij dhe Allahu i madhëruar e ktheu atë me një fjalë që të shkojë në vend premtimi i Tij:
“Thuaj: Patjetër, pasha Zotin tim do të ringjalleni dhe do të njoftoheni për atë që keni punuar. Kjo për Allahun është gjë e lehtë.”
Sure Et-Tegabun: 7.

▪️Shkëputur nga libri “Histori të bukura të rrëfyera nga Profeti Muhamed (alejhi selam) -qëllime dhe dobi-“.

Dr.Abdullah Nabolli

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit