0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam strehojnë pjesën më të madhe të refugjatëve në botë

Më të lexuarat

Një raport i një organizmi ndihmës të Organizatës së Bashkëpunimit Islam vë në pah se shtetet anëtare të kësaj të fundit presin 61.5 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve në botë.

Sipas raportit të SESRIC-ut, Qendrës së Përgatitjes dhe Kërkimit Statistikor, Ekonomik dhe Social për Vendet Islame, vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam kanë hapur dyert për më shumë se 25 milionë refugjatë.

Gjithnjë sipas këtij raporti, 30 prej 50 konflikteve të armatosura të regjistruara në mbarë botën kanë ndodhur në vendet e Organizatës së Bashkëpunimit Islam, duke sjellë zhvendosje të popullsisë dhe kriza humanitare.

SESRIC raporton se 71 për qind e njerëzve që kërkojnë ndihmë humanitare në nivel global banojnë në vendet e organizatës të përmendur më sipër.

“Vendet muslimane janë të prekura më shumë se çdo pjesë tjetër e botës nga katastrofat dhe nga krizat humanitare në shkallë të gjerë, dhe kjo tendencë është fatkeqësisht në rritje,” thuhet në raportin e SESRIC-ut. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit