18.7 C
Pristina
Saturday, May 18, 2024

Në përvjetorin e 564-t të çlirimit, Erdogani: Stambolli është vitrina e vendit tonë

Më të lexuarat

Metropoli turk ka përkujtuar 564-vjetorin e çlirimit të tij, çmuar lart nga presidenti Rexhep Tajjip Erdogan.

Në një ceremoni me këtë rast, të mbajtur në orët e mbrëmjes të së dielës, shtetari numër një i Turqisë i ka bërë një përshkrim mbresëlënës krenarisë së vendit: Stambollit.

“Ndërsa Ankaraja është kryeqyteti i Turqisë, Izmiri është kryeqyteti i Egjeut, e qytete si Antalja dhe Mulla janë marka të turizmit, Stambolli është vitrina e vendit tonë,” do të shprehej ai.

“Stambolli është kontakti i parë për ata që vijnë në vendin tonë, qoftë për vizitë a për tregti. Të 80 provincat e Turqisë kanë lidhje njerëzore dhe fizike me Stambollin. Në këtë kuptim, të flasësh për Stambollin do të thotë të flasësh për Turqinë. T’i shërbesh Stambollit do të thotë t’i shërbesh Turqisë.”

Erdogani ka vënë në pah shndërrimin fantastik që pëson metropoli turk me të nisur Ramazani, muaji i agjërimit për muslimanët.

“Stambolli merr për më tepër një bukuri tjetër në muajin e Ramazanit. Ka një Stamboll që garon për t’i dhënë atë çka i takon Ramazanit me sofrat e iftarit të shtruara në çdo qoshe të tij, me namazet e teravive të falura në xhamitë tona.” /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit