Ftesa për aplikimi në fushën e kulturës: deri 80,000 euro për projekt
UNESCO ka zgjatur afatet për aplikimin e organizatave dhe institucioneve, si dhe individëve, për financimin e programit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”.
Për organizatat dhe institucionet afati i aplikimit është shtyrë deri më 15 prill, ndërsa për individët afati i aplikimit është deri më 31 mars të këtij viti.
Thirrjet publike ofrojnë mundësinë e financimit të grantit deri në 80,000 euro për projekt, me një kohëzgjatje të projektit nga tre deri në 18 muaj.
Shoqëria civile, institucionet publike, individët
Thirrjet për financim u publikuan në kuadër të projektit të përbashkët të UNESCO-s, Këshillit Britanik dhe Agjencisë Italiane të Zhvillimit “Kultura dhe Kreativiteti për Ballkanin Perëndimor”.
Organizatat e shoqërisë civile, institucionet publike dhe individë nga Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të aplikojnë për thirrje publike. /tesheshi.com/