0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

ULE SHIQIMIN…- Aq të shumta janë dobitë e uljes shiqimit!

Më të lexuarat

ULE SHIQIMIN…

Në këtë kohë, kur zhveshja ka arritur kulminacionin dhe konsiderohet shenjë emancipimi, patjetër duhet të ja kujtojmë vetës dhe të tjerëve se jemi të urdhëruar ta ulim shiqimin.
Dobitë e uljes shiqimit janë të shumta:

– Njeriu duke ulur shikimin e vë në praktikë urdhrin e Allahut.

– Të shikosh poshtë e forcon zemrën dhe e bën atë të lumtur.

– Ulja e shikimit parandalon ndikimin e së keqes në zemër.

– Ulja e shikimit largon shejtanët dhe ndikimin e tyre në zemërat tona.

– Sa më shumë që njeriu i shmanget shikimit të haramit, aq më shumë Allahu i hap rrugët e diturisë dhe ia lehtëson kuptimin e drejtë dhe forcimin e memories.

– Me uljen e shikimit njeriu e shton turpin, sepse e di se ka Një që sheh çdo gjë.

Allahu i Lartësuari thotë:
“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.
Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre…”
En-Nur, 30-31.

Hoxhë Irfan Salihu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit