Pas një takimi kokë më kokë në ‘Lusail Palace’, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, kryesuan takimin e Komitetit të Lartë Strategjik Türkiye-Katar, pas çka në prani të dy liderëve u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy vendeve.
Deklarata e përbashkët në mbledhjen e komitetit u nënshkrua nga ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dhe homologu i tij nga Katari, Mohammed bin Abdurrahman Al Thani.
Një memorandum mirëkuptimi për konsultime politike për çështje me interes të ndërsjellë ndërmjet ministrive të jashtme të dy vendeve po ashtu u nënshkrua nga dy shefat e diplomacisë.
Ata gjithashtu nënshkruan një pakt për zbatimin e një memorandumi mirëkuptimi për bashkëpunim kulturor ndërmjet ministrive të kulturëss të dy vendeve.
Një pakt për bashkëpunim dypalësh për ndihmë humanitare dhe çështje bamirësie u nënshkrua nga Fidan dhe Mariam bint Ali bin Nasser Al Misnad, ministre e Katarit për Zhvillimin Social dhe Familjen.
Fidan dhe Ali bin Fetais Al Mari, rektori i Universitetit Lusail, nënshkruan një protokoll bashkëpunimi midis universitetit dhe Ministrisë Kombëtare të Arsimit të Türkiyes për ngritjen e qendrave të mësimit të gjuhës turke.
Një marrëveshje kornizë ushtarake dypalëshe u nënshkrua nga ministri turk i Mbrojtjes, Yaşar Güler dhe ministri i Mbrojtjes i Katarit, Halid bin Mohammad Al Atiyyah.
Paktet për bashkëpunim në shkencë, industri dhe teknologji u nënshkruan nga ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mehmet Fatih Kacır dhe ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit i Katarit, Mohammed bin Ali Al Mannai.
Një pakt tjetër për bashkëpunim ndërmjet ministrive të thesarit dhe financave të vendit u nënshkruan nga ministri turk i Financave, Mehmet Şimşek dhe ministri i Financave i Katarit, Ali bin Ahmad Al Kuwari.
Pakti për bashkëpunim në promovimin e investimeve u nënshkrua nga kreu i Zyrës së Investimeve Presidenciale Turke, Burak Dağlıoğlu dhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Katarit, Khalifa bin Jassim Al Thani.
Së fundmi, kreu i Asamblesë së Eksportuesve të Türkiyes, Mustafa Gültepe dhe Khalifa bin Jassim Al Thani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin në eksport.
/aa/