Një gazetarë i njohur ushtarak izraelit tha se ishte “i turpëruar” si një qytetar i Izraelit pas vrasjes së të paktën 18 palestinezëve nga një snajperist në kufirin me Rripin e Gazës, territorin palestinez nën rrethim.
“Sot më vjen turp të jem një izraelit”, shkroi Kobi Meidan në faqen e tij në Facebook, njoftoi të hënën e përditshmja izraelite Haaretz.
Postimi i Meidanit ka zemëruar zyrtarët e ushtrisë izraelite dhe komandanti i stacionit radiofonik ushtarak Shimon Elkabetz ka pezulluar Meidanin dhe emisionin e tij.
Ndryshe të paktën 18 palestinezë u vranë kur forcat izraelite filluan të qëllonin në tubimet palestineze duke kërkuar kthimin e refugjatëve.
Demonstruesit kërkojnë që refugjatët palestinezë të kthehen në qytete dhe fshatra nga të cilat familjet e tyre u larguan ose u dëbuan kur shteti i Izraelit u krijua në 1948./KohaIslame.com/