22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Autori i sulmit në Gjermani, me probleme mendore” (Po në qoftë se del musliman!)

Më të lexuarat

Mediat gjermane përjashtojnë mundësinë që pas sulmit me furgon mbi një turmë njerëzish në qytetin Mynster qëndrojnë motivet terroriste. (kjo pasi ai nuk është vërtetuar a është musliman apo jo!)

Sipas tyre, autori është një shtetas gjerman rreth 40 vjeç, që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por që nuk ka lidhje me terrorizmin.(Dmth nuk ka lidhje me Islamin)

Mynster, një qytet universitar me rreth 300 mijë banorë përjetoi disa orë paniku. Sulmi ndodhi jashtë një restoranti tepër të frekuentuar dhe në kohën, kur për shkak të ngrohjes së motit shumë qytetare kishin dalë për të bërë blerje.

Policia rrethoi zonën dhe u bëri thirrje banorëve të shmangin lëvizjet në afërsi të sheshit.

Një sulm i ngjashëm në Gjermani në dhjetor të vitit 2016 u mori jetën 13 personave. Autori, një person me lidhje terroriste përplasi kamionin në një treg Krishtlindjesh.(Dmth ka lidhje terroriste, se ai ishte nga Irani e i thoshte vetes musliman)

Ai u arratis dhe mbeti i vrarë gjatë tentativës për t’u arrestuar nga karabinieret në Itali.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit