Aviokompania turke “Turkish Airlines” (THY) ka vazhduar kryesimin e saj në Evropë me një mesatare prej 504 fluturimesh në ditë në datën 6 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në raportin e Organizatës Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore (EUROCONTROL) thuhet se në këtë datë THY me një mesatare prej 504 fluturimesh në ditë ka lënë pas rivalët e saj evropianë.
THY është ndjekur nga “Air France” me 392 fluturime ndërsa më pas në vendin e tretë në listë është renditur “Lufthansa” me 377 fluturime, në vendin e katërt “Wideroe” me 344 fluturime, në vendin e pestë “KLM” me 304 fluturime dhe në vendin e gjashtë “DHL Express” me 293 fluturime.
/aa/