20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

“Turkish Airlines” vazhdon kryesimin në Evropë me një mesatare prej 504 fluturimesh në ditë

Më të lexuarat

Aviokompania turke “Turkish Airlines” (THY) ka vazhduar kryesimin e saj në Evropë me një mesatare prej 504 fluturimesh në ditë në datën 6 maj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e Organizatës Evropiane për Sigurinë e Fluturimeve Ajrore (EUROCONTROL) thuhet se në këtë datë THY me një mesatare prej 504 fluturimesh në ditë ka lënë pas rivalët e saj evropianë.

THY është ndjekur nga “Air France” me 392 fluturime ndërsa më pas në vendin e tretë në listë është renditur “Lufthansa” me 377 fluturime, në vendin e katërt “Wideroe” me 344 fluturime, në vendin e pestë “KLM” me 304 fluturime dhe në vendin e gjashtë “DHL Express” me 293 fluturime.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit