1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Tunizia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Më të lexuarat

Një burim nga presidenca tuniziane ka njoftuar zgjatjen me një muaj të gjendjes së jashtëzakonshme në fuqi që prej një viti e gjysmë.

Gjendja e jashtëzakonshme, në fuqi në Tunizi prej një viti e gjysmë pas një seri sulmesh të përgjakshme terroriste, u zgjat edhe një muaj, njoftoi të martën për median një burim nga presidenca tuniziane.

“Kreu i shtetit, Beji Caid Essebsi vendosi pas konsultimeve me kreun e qeverisë dhe presidentin e Asamblesë së Përfaqësuesve të popullit, për të zgjatur edhe një muaj gjendjen e jashtëzakonshme duke filluar nga sot më 16 maj”, njoftoi ky burim.

“Zgjatja e kësaj mase devijuese nga rendi dhe ligji është e nevojshme për shkak të vijimit të luftës kundër terrorizmit’’, shtoi burimi.

Gjendja e jashtëzakonshme i jep kompetenca që dalin përtej ligjit të forcave të rendit.

Mundëson gjithashtu ndalimin e grevave dhe tubimeve me natyrë të prishjes së rendit apo miratim të masave për të siguruar kontroll mbi median.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit