24.4 C
Pristina
Monday, June 17, 2024

BE-ja do të procedojë vendet anëtare që nuk pranojnë refugjatë

Më të lexuarat

Komisioneri i BE-së për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos njoftoi se Komisioni do të fillojë procedurat për shkelje kundër vendeve anëtare që nuk janë pjesë e mekanizmit për shpërndarjen e 160 mijë azilkërkuesve.

Bashkimi Evropian (BE) do të fillojë procedurat për shkelje kundër vendeve anëtare që nuk pranojnë refugjatë.

Komisioneri i Bashkimit Evropian (BE) për Migrimin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramopoulos njoftoi se BE-ja do të fillojë procedurat për shkelje kundër vendeve anëtare që nuk janë pjesë e mekanizmit për shpërndarjen e 160 mijë azilkërkuesve sipas sistemit të kuotave.

Në fjalën që mbajti në seancën e Parlamentit Evropian (PE) në Strasburg të Francës, Avramopulos tha se është detyrë ligjore dhe morale e të gjitha vendeve anëtare të BE-së që të marrin pjesë në mekanizmin e shpërndarjes së 160 000 azilkërkuesve në vendet anëtare të Unionit.

Mekanizmi në fjalë është miratuar me votën e shumicës së ministrave të brendshëm të vendeve të BE-së mbi bazën e solidaritetit, cilësoi Avramopulos.

“Sistemi (i kuotave) nuk është vetëm për interesat e Italisë dhe Greqisë, por në të njëjtën kohë është në të mirën e të gjithë BE-së. Me sistemin e kuotave deri më tani janë sistemuar rreth 18 mijë refugjatë, por ky numër është shumë larg objektivit tonë”, tha komisioneri i migrimit Avramopulos.

Në vlerësimin që iu bë situatës aktuale në seancën e pasdites së Komisionit u përmendën emrat e Hungarisë, Polonisë dhe Austrisë, si vende anëtare të BE-së që nuk kanë pranuar as edhe një refugjatët të vetëm deri më sot.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit