20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

Hassan Rouhani: Turk do të thotë guxim; turqishtja është një mënyrë të menduari

Më të lexuarat

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, iu drejtua të hënën banorëve të Tabrizit, kryeqytet i provincës së Azerbajxhanit Lindor me shumicë turko-azerbajxhanase, në një miting në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të 19 majit…

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, iu drejtua të hënën banorëve të Tabrizit, kryeqytet i provincës së Azerbajxhanit Lindor me shumicë turko-azerbajxhanase, në një miting në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale të së premtes (19 maj).

“Turk do të thotë guxim. Ndërsa turqishtja nuk është vetëm një gjuhë, por njëherësh një frymë filozofike, një mentalitet dhe një mënyrë të menduari”, tha Hassan Rouhani duke thurur lavde për turqit dhe turqishten.

Më tej, lideri iranian rikujtoi premtimet elektorale gjatë fushatës së tij për presidencialet e vitit 2013 në lidhje me tharjen e liqenit Urmia, në veriperëndim të vendit.

“Nëse s’do të kishim marrë e zbatuar disa vendime të rëndësishme, sot liqeni Urmia do të ishte tharë plotësisht dhe qytetet në provincat e Azerbajxhanit Lindor dhe Azerbajxhanit Perëndimor do të përballeshin me stuhi kripe”, deklaroi ai.

Rouhani theksoi se parandalimi i tharjes së liqenit Urmia është po aq i rëndësishëm sa dhe shfuqizimi i embargove dhe sanksioneve për afaristët, që duan të investojnë në Iran.

“Ne s’duam të ngremë mure mes nesh dhe botës. Së afërmi do të përurojmë dhe vëmë në shërbim autostradën Tabriz-Bazargan (kufi me Turqinë), e cila në këtë aspekt është një urë ndërmjet nesh dhe botës”, u shpreh presidenti iranian.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Tabrizi duhet të jetë Kryeqyteti Kulturor i Botës Islame në vitin 2018 dhe Azerbajxhani Lindor një qendër botërore e turizmit, Hassan Rouhani ftoi të gjithë zgjedhësit që të votojnë ditën e premte për një të ardhme më të mirë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit