0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Tri vende të Evropës Qendrore zotohen të vazhdojnë mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën

Më të lexuarat

Kryeministri polak Mateusz Morawicki, si dhe homologu i tij çek Petr Fiala dhe ai sllovak Eduard Heger, në një deklaratë të përbashkët paralajmëruan se nëse Ukraina humbet luftën, Evropa Qendrore mund të jetë objektivi tjetër

Tri vende të Europës Qendrore janë zotuar se do të vazhdojnë mbështetjen e tyre ndërkombëtare për Ukrainën, duke paralajmëruar se nëse Kievi humbet luftën, Rusia mund të sulmojë vende të tjera, transmeton Anadolu.

Kryeministri polak Mateusz Morawicki, si dhe homologu i tij çek Petr Fiala dhe ai sllovak Eduard Heger, u zotuan për vazhdimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën në një deklaratë të përbashkët të publikuar të hënën, duke paralajmëruar se nëse Kievi humbet luftën kundër Rusisë, Evropa Qendrore mund të jetë objektivi tjetër.

“Ukraina duhet të mbështetet derisa forcat ruse” të tërhiqen plotësisht nga territori i saj, duke i dhënë fund definitivisht “revanshizmit dhe imperializmit të Kremlinit”, kanë thënë liderët.

Çdo gjë më pak do të ishte si një ftesë e hapur për të gjithë “të çmendurit autoritarë” që besojnë se është e pranueshme të pushtohen fqinjët e tyre, kanë shtuar ata.

“Tani nuk është koha për të zvogëluar vendosmërinë tonë. Ne duhet të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës pa kushte apo rezerva”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit