2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Suedia lëshon një raketë kërkimore, ajo aksidentalisht bie në Norvegji

Më të lexuarat

Një raketë kërkimore e lëshuar nga Sweden Space Corp (SSC) herët të hënën (24 prill) nga qendra hapësinore Esrange në Suedinë veriore nuk funksionoi dhe ra 15 km (9.32 milje) brenda Norvegjisë fqinje.

Raketa arriti një lartësi prej 250 kilometrash (155.34 milje) ku eksperimentet u kryen në gravitetin zero, tha agjencia në një deklaratë.

“Ajo ra në male në 1000 metra lartësi dhe 10 kilometra nga vendbanimi më i afërt”, ka thënë për Reuters të martën Philip Ohlsson, kreu i komunikimeve në SSC, përcjell Telegrafi.

“Ka rutina kur gjërat shkojnë keq dhe ne informojmë qeveritë suedeze dhe norvegjeze, si dhe aktorë të tjerë”, ka shtuar ai.

“Autoritetet norvegjeze marrin shumë seriozisht çdo aktivitet të paautorizuar në anën norvegjeze të kufirit”, citohet të ketë thënë një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në rast të ndonjë shkeljeje kufiri, personat përgjegjës duhet të informojnë menjëherë autoritetet përkatëse norvegjeze, ku përfshihet edhe ministria e jashtme, përmes kanaleve të duhura, tha zëdhënësi.

Puna në territorin norvegjez për të shpëtuar çdo rrënoja kërkon gjithashtu pëlqimin paraprak, është thënë më tej.

Ndërkohë Ministria e Jashtme norvegjeze tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte ndonjë dëmtim në rrethinën ku ka rënë raketa, ndërsa një zëdhënës i SSC tha se raketa ra shumë larg nga ndonjë vendbanim. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit