Duhet të kemi të qartë se kjo punë, ashtu si çdo punë tjetër, varet nga Allahu, sepse:
Allahu krijoi secilin prej dy bashkëshortëve.
Allahu krijoi dashurinë mes bashkëshortëve.
Allahu vendosi mëshirën mes bashkëshortëve.
Falë dhurimit hyjnor, u arrit dhe do të arrihet qetësia dhe prehja.
Duhet menduar dhe kuptuar se kjo është nga ato punë, që ka të bëjë me të gjithë shoqërinë.
Duhet menduar dhe kuptuar shumë mirë se një shoqëri, që mendon thellë rreth vazhdimësisë së saj, ka shumë për të mësuar nga këto të vërteta të jetës.
Fjala hyjnore e vë familjen mbi baza të atilla, sa e fton të gjithë shoqërinë të mendojë gjerë e gjatë, në lidhje me çështjen e familjes, ashtu siç ndodhi, për shembull, në ajetin që cituam në fillim te artikullit.
Ne këtë kontekst, nga fjala hyjnore kuptojmë se çështja nuk duhet trajtuar sipërfaqësisht, se çështja nuk fillon dhe mbaron me individët apo se është një çështje individuale që mbyllet brenda mureve të një familjeje, prandaj edhe përsiatja mbi këtë çështje, do ta shpjerë shoqërinë drejt të kuptuarit më të mirë të fenomenit familje dhe duhet takoje ne këtë pikë, ashtu siç e thotë edhe fjala hyjnore. Kjo do të thotë se shoqëria duhet të interesohet për faktin që në një familje nuk ka dashuri ose sundon marrëdhënia e ftohtë mes anëtarëve te saj.
Kjo do të thotë se shoqëria duhet të interesohet përse në një familje nuk ka mëshirë, por dhunë brenda saj.
Në qoftë se në një familje ka dhimbje, kjo do të thotë që shoqëria është kandidate për të përjetuar dhimbje.
Atëherë, mund të arrihet te ky përfundim: në qoftë se në një shoqëri myslimane ka familje me probleme, pavarësisht se çfarë ndodh në pjesën tjetër të botes, kjo ndodh se myslimanët nuk tregohen të kujdesshëm në lidhje me koordinatat që përmenden në fjalën hyjnore.
A ka probleme familja, te ne dhe në botë?
Pa dyshim që ka.
Treguesit e këtyre problemeve gjenden në jetën e të gjitha shoqërive, në atë masë që nuk mund të llogaritet.
Shumë shoqëri në botë, janë duke përjetuar atë katastrofë, që mund të cilësohet si konsumimi i familjeve.
Në shumë shoqëri të tjera, ku hyjnë edhe shoqëritë myslimane, mund të bëhet fjalë për humbje të koordinatave të familjes.
Në vend të vatrës së lumtur familjare, të cilën Kur’ani e shpreh me fjalët “familje e qetë”, pra të vatrës ku bashkëshortët janë prehje për njëri- tjetrin, janë duke ndodhur përherë e më shumë grindje, luftë ligjore ndarjesh, marrëdhënie të ftohta, shpërbërje dhe kriza.
Pra, me pak fjalë, në familje përjetohet pakësimi apo humbja e mëshirës.
Kjo do të thotë se ekziston një problem në burimin e dashurisë dhe mëshirës, në mesin e anëtarëve të familjes, pra një problem në marrëdhëniet me vetë Krijuesin.
Jo me kot edhe fjala hyjnore e ka shprehur dashurinë me fjalën “mevedetun” ndërsa mëshira është shprehur me fjalën “rahmetun”.
E vërteta është se problemet nisin në marrëdhëniet mes njeriut dhe Krijuesit, atëherë kur fillon të dobësohet dhe të këputet lidhja që krijohet si rrjedhojë e krijimit.
Kjo vlen, jo vetëm për familjen, por edhe për shoqërinë.
Do të ishte mashtrim i madh, në qoftë se pohohet se njeriu ka marrëdhënie me Krijuesin, por nuk ka lidhje me familjen dhe shoqërinë.
Siç ekziston një”ligj” i Krijuesit për njeriun dhe objektin, ekziston edhe një”ligj” i Tij, në lidhje me rrjedhën e shoqërive. Kur’ani na ofron edhe kyçin e reflektimeve të “ligjit të Allahut”, në lidhje me këtë fushë. Ne ajetin 21, të sures Rum, përcillen edhe elementet që përfshijnë këto zgjidhe.
Fjala mevedet (dashuri) vjen nga atributi i Allahut, që është Vedud.
Fjala rahmet vjen nga atributet e Allahut, që janë Rrahman dhe Rrahim.
Pra, në qoftë se do të ndërtojmë mëshirën dhe rahmetin në familje, kjo do të thotë se ne jemi të detyruar që mëshirën dhe rahmetin, ta lidhim me burimin bazë.
Në qoftë se pyetet: “Cila është lidhja e njeriut me këtë burim kryesor?”,
Përgjigja është lidhja e robërisë së njeriut ndaj Zotit.”
Kjo do të thotë se njerëzit nuk duhet ta harrojnë lidhjen e robërisë së tyre
ndaj Zotit, në mënyrë që të formojnë një klimë dashurie dhe mëshirë në kornizën e familjes.
Çfarë do të thotë të mos harrosh marrëdhënien e robërisë së njeriut ndaj Zotit, brenda familjes?
Përgjigja e kësaj pyetjeje është të shndërrosh mjedisin e familjes në një mjedis “pushtet”. Mjedisi i familjes është mjedisi, në të cilin të gjithë anëtarët janë në statusin e robit të Zotit. Në qoftë se individët e një shoqërie, cilido qoftë statusi i tyre, të pasur ose të varfër, të shëndoshë ose të sëmurë, drejtues apo vartës, janë në statusin e “robit të Zotit” dhe nuk i rregullojnë marrëdhëniet mes tyre si të ishin fuqi hyjnore, Zot na ruaj!
Nëqoftëse “ndërgjegjësimi i robërisë”vendoset në zemra sa duhet, atëherë realizohet edhe një gjë tjetër: ndërgjegjësimi i jetës nën kontrollin dhe nën vrojtimin e Allahut. Me fjalë të tjera, ndërgjegjësimi që i dërguari i Allahut e ka shprehur me fjalët “të jetosh sikur je duke e pare Allahun”. Atëherë hyn në mes edhe një lloj kërkimi, siç është kërkimi për të fituar kënaqësinë e Zotit. Fillon kërkimi për “qetësi dhe prehje”, si rezultat i përjetimit të “dashurisë dhe rahmetit” të cilat Zoti i konsideron si të domosdoshme për jetën bashkëshortore.
“Ndërgjegjësimi tek njeriu se ai është rob i Zotit”, e bën individin më të ndjeshëm edhe ndaj “të drejtave të të tjerëve” E drejta e tjetrit është mbase ajo gjë, qe nënvleftësohet më shpesh në një mjedis familjar. Qasja se bashkëshortët janë bërë një me njeri-tjetrin në çdo aspekt, kështu që nuk kane ç’të kërkojnë të drejtat e tyre tek njëri-tjetri, nuk është e drejte. Meqë “regjistri i punëve të kryera” është i veçantë për çdo person dhe, në Ditën e Gjykimit, secili njeri ka për të dhenë llogari për ato që ka punuar në këtë botë, do të thotë se secili ka të drejtat që i takojnë.
Edhe në qoftë se në këtë botë nuk jepet llogari për fjalët apo veprimet e dhunshme, mungesën e ligjit dhe gjynahet në mes të çiftit bashkëshortor, në boten tjetër secili ka për të dhënë se s’bën llogari për atë qe ka punuar. Edhe nëse në këtë botë nuk ka marrëdhënie huadhënie huash, në jetën tjetër ka për të ekzistuar një marrëdhënie huadhënieje dhe huamarrjeje gjatë dhënies llogari.
Për këtë arsye, në momentin e caktuar të ndarjes, kërkohet “hallalleku”.
Kjo nuk është aspak diçka formale. Kur bëhet fjalë “për të drejtat e njeriut”, përpara të drejtës hyjnore, feja islame na mëson se nuk ka për të pasur as favorin më të vogël për mashkullin apo për femrën. Kjo është shumë e rëndësishme për një shoqëri që “mendon mirë”.
Për t’u realizuar “qetësia dhe prehja në familje”, kushti themelor është që bashkëshortët të ushqejnë”dashuri” dhe”mëshirë”për njeri- tjetrin.
Nga ajeti mësojmë se Krijuesi e ka krijuar, si mashkullin, ashtu edhe femrën me aftësinë që të ushqejnë në zemrat e tyre këto dy ndjenja, madje janë të përshtatshëm për këtë gjë.
Po kështu, nga ky ajet mësojmë se, kur çifti bashkëshortor hyn poshtë çatisë hyjnore, ai e pasuron edhe me shume potencialin e dashurisë dhe te mëshirës qe ka në zemër.
Pra, të arrish dashurinë, mëshirën dhe bashkë me to, qetësinë gjatë jetës bashkëshortore, nënkupton edhe një shfaqje të veçantë të dhuntisë hyjnore, ngaqë kjo do të thotë se është vënë në jetë edhe një tjetër ajet i Zotit.
Ajo që kuptojmë është se, në qoftë se njeriu është i drejtuar më të vërtetë drejt fitimit të kënaqësisë së Zotit, atëherë ai i është drejtuar njëkohësisht edhe dashurisë edhe mëshirës. Pra, mungesa e dashurisë dhe e mëshirës brenda jetës familjare, do të thotë të pritet rruga dashurisë dhe mëshirës që dhuron Allahu, madje edhe më keq, do të thotë të pengosh shirat e mëshirës, që të lagin zemrat.
Një tjetër gjë, që mësojmë nga ajeti, është të jemi të vullnetshëm që të realizojmë një udhëtim drejt dashurisë dhe mëshirës, atëherë kur vendosim të hyjmë në botën e të martuarve.
Në qoftë se zemra nuk është e ngopur me dashuri dhe mëshirë, si të jetë zhytur mirë e mirë ne bojë, atëherë të gjitha njësitë shoqërore, qe kanë të bëjnë me edukimin, siç janë familja, shkolla, xhamia, media etj., e kane të detyrueshme të marrin përsipër misionin e veshjes së zemrave me dashuri dhe mëshirë.
Edukimi i dashurisë… Edukimi i rahmetit dhe mëshirës…
Që zemrat të marrin hise nga dashuria dhe mëshira hyjnore…
Veshja me shfaqjet e atributeve hyjnore…
Nuk duhet harruar se ky dimension i dashurisë dhe mëshirës, është i ndryshëm nga dashuria dhe mëshira, qe konsumohet veçanërisht në shekullin tonë, në marrëdhëniet mes femrës dhe mashkullit.
Pra, tek dashuria dhe mëshira duhet kërkuar dimensioni hyjnor. Për këtë arsye, zemrat duhet të jenë gati dhe të përshtatshme për shfaqjet e Rrahmanit, Rrahimit dhe Vedudit.
Për këtë arsye, gjuhët dhe zemrat duhen drejtuar ndaj dergjahut hyjnor, për t’iu lutur Allahut dhe për t’iu përgjëruar Atij.
Dashuria dhe mëshira në familje, është padyshim një punë e mundimshme…
Të parët që do të kontribuojnë në ngritjen e një mjedisi plot dashuri dhe mëshirë, janë bashkëshortët…
Ata do t’i edukojnë fëmijët në këtë klimë mëshire dhe dashurie, në mënyrë që, kur të rriten, të jenë të përgatitur dhe t’i kenë zemrat plot dashuri dhe mëshirë, kur të krijojnë familjet e tyre të ardhshme.
Nga ky aspekt, familja është mësonjëtorja e dashurisë dhe e mëshirës.
Qetësia dhe prehja në familje, janë dhuratë hyjnore.
Dhurata hyjnore mbërrin tek ai që nuk ia pret rrugën asaj, me mungesë dashurie dhe mëshire. Prova e kësaj jete ka të bëjë me faktin se sa të hapura janë zemrat tona përpara kësaj dhurate hyjnore.
Këtu nisin dhe rrugët e asaj që në e quajmë “lumturia e dy boteve”.
Zoti bëftë qe familjet tona, si bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, të krijojnë atë klimë shpirtërore, që do t’i shpjerë drejt lumturisë së të dy botëve!
Amin.
Ahmet Jashgetiren
Revista Etika