8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Tre pyetje që testojnë aftësitë tuaja menaxheriale!

Më të lexuarat

Nëse, për këto 3 pyetje ju keni përgjigje pozitive, aftësitë tuaja drejtuese janë shumë më të mira se ato të shumicës së menaxherëve. Pyetjet janë këto:

1. A jeni i afrueshëm?
Përpara se të supozoni se jeni i aftë për të udhëhequr, kjo është një pyetje e rëndësishme për t’u bërë. Sepse nëse do të drejtosh, duhet të jesh i afrueshëm. Nëse nuk jeni, kjo mund të dëmtojë udhëheqjen tuaj në disa mënyra:
•Punonjësit tuaj mund të jenë më pak të gatshëm të ndajnë informacione nga frika e mosmiratimit.
•Anëtarët e ekipit tuaj mund të shkëputen nga ju.
•Anëtarët e ekipit tuaj do të kenë frikë të marrin përgjegjësinë e punës së tyre dhe do të kërkojnë vetëm përgjigje nga ju.
Të jesh i afrueshëm do të thotë të promovosh një kulturë ku ndjenjat e besnikërisë dhe një sens qëllimi ndihen midis stafit.

Si të jesh më i afrueshëm:
•Mbani një mendësi “open mind”.
•Ndani informacionin.
•Nxitni biseda që nuk lidhen me punën.
•Jini njerëzor dhe tregoni sensin tuaj të humorit.
•Merrni pjesë në aktivitete vullnetare ose të zhvillimit profesional me punonjësit tuaj.
•Bëhuni avokat për punonjësit tuaj kur ata përballen me sfida personale ose profesionale.

2. A nxisni një mjedis ku njerëzit janë psikologjikisht të sigurt?
Hulumtimi mbi lirinë dhe sigurinë psikologjike nga Amy Edmondson nga Harvard tregon se kur inkurajohen liderët të nxisin një kulturë sigurie do të thotë se punonjësit janë të lirë të flasin, të eksperimentojnë, të japin komente dhe të kërkojnë ndihmë dhe kjo çon në rezultate më të mira të të mësuarit dhe performancës .
Kur mungon siguria psikologjike, ekziston frika. Dhe frika është e dëmshme për arritjen e potencialit të plotë të një kompanie. Ne thjesht nuk mund të jemi të angazhuar apo novatorë kur kemi frikë. Disa pajtohen me nocionin se frika është një motivues, por ajo që bën frika është të vrasë besimin.

3. A jeni duke udhëhequr me integritet?
Të jemi më të drejtpërdrejt: punonjësit tuaj po vëzhgojnë çdo lëvizje tuajën si udhëheqës. Nëse jeni duke vepruar joprofesional ose joetik, ata e dinë. Dhe nëse ata e dinë, ju tashmë e keni humbur betejën për respekt.
Pra, kush jeni ju, në të vërtetë? Ndërsa mësoni dhe përshtateni me të gjitha aspektet e integritetit tuaj, përfundimisht do të arrini në një pikë ku bëhet më e lehtë të zhvilloni besim, të riparoni një marrëdhënie pas një konflikti, të dëgjoni me ndjeshmëri dhe të jepni reagime kritike për të ndërtuar dikë dhe diçka!/ inc

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit