Toshiba ka prezantuar tri modele të reja të tabletëve Android, të cilët janë pjesë e linjës së quajtur Toshiba Excite, që përfshijnë versionet me specifika të ngjashme që kanë ekran të ndjeshëm në prekje me 7, 10 dhe 13 inç.
Tabletët e rinj, Excite Android mbështeten nga procesorët me bërthamë të dyfishtë, NVIDIA Tegra 3 me kapacitet 1.3GHz, 1GB RAM dhe Android 4.0 Ice Cream Sandwich.
Karakteristikat tjera të tabletëve Excite përfshijnë edhe Gorilla Glass, portin mikro USB, mikro HDMI dhe kartelën mikro SD.