8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lumia 900 – probleme me qasjen në Internet

Më të lexuarat

Një përqindje e vogël e telefonave Lumia 900 janë duke pasur probleme me qasjen në Internet pas rinisjes së pajisjes.

Problemi është kryesisht i natyrës softuerike dhe ka të bëjë me menaxhimin e memories, ndërsa korrigjimi në formë të përditësimit është premtuar për 16 prill, konfirmuan nga kompania AllThingsD.

Për më shumë, të gjithë blerësit të cilët nuk dëshirojnë të presin përditësimin, e të cilët janë të prekur nga problemi mund të marrin pa pagesë zëvendësimin e pajisjes së vet. Gjithashtu, të gjithë të cilët kanë blerë Lumia 900, pa marrë parasysh nëse janë të prekur nga ky problem, fitojnë 100 dollarë “kredit” pranë AT&T-së që përndryshe është edhe çmimi i pajisjes me parapagim. Ky promocion do të zgjas deri më 21 prill.

Mënyra në të cilën i është qasur Nokia zgjidhjes së këtij problemi dëshmon për atë se sa kritik është lansimi i këtij celulari në tregun amerikan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit