9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

The Economist – Europa dhe Islami: secili ska qasjen e vet, por asnjë nuk po krijon balancë

Më të lexuarat

Demokracitë europiane nuk lënë rast pa nënvizuar se po qëndrojnë të bashkuara kundrejt terrorit nihilist që ka goditur shpesh së fundmi, kontinentin e vjetër. Mirëpo, edhe përpara këtyre sulmeve, ishte e qartë se qeveritë kryesore të Europës përballeshin gjerësisht me të njëjtën dilemë. Brenda komuniteteve të mëdha e në rritje muslimane në çdo shtet europian, ka një pakicë që është e tërhequr nga kauza e ekstremizmit të dhunshëm, në vend apo jashtë tij. Sfida është mbajtja e kësaj pakice, të vogël dhe të parëndësishme, duke garantuar që pjesa tjetër e shoqërisë, përfshirë edhe brezin e ri të muslimanëve, të luajë rolin e vet në këtë synim.

Por, në qasjen e tyre ndaj këtij problemi, shtetet europiane kanë pasur gjithnjë ndasi, shpesh të ashpra. Të paktën në ditët përpara 11 shtatorit, shefat e sigurisë në Francë shpesh i referoheshin kryeqytetit britanik si “Londonistan” për shkak të vullnetit për të strehuar kundërshtarë islamistë të regjimeve sekulariste, si ai që mori pushtetin në Algjeri.

Ka diferenca në ideologji sikundër edhe në praktikë. Ashtu si Amerika, vetëm pak më shumë, republika Franceze ka një set specifik parimesh themeltare dhe pret që të gjithë qytetarët t’i pranojnë ato, sado të ndryshme të mund të duken nga perspektiva e tyre. Eshtë e dakordësuar se një nga qëllimet e arsimimit universal është të rrënjosë këto ideale. Një gjë e tillë vjen në kontrast të thellë me idealin britanik të multikulturalizmit. Për sytë e francezëve, duket se Britania që ka qenë shumë tolerante në lejimin e sub-kulturave emigratore si ato të enklavave muslimano-aziatike të Anglisë veriore. Ekzistenca e shkollave britanike, të sistemit privat apo publik, në ato vende ku mjedisi është ai i Islamit ultra-konservator, ka qenë tronditëse për vëzhguesit në Francë apo në shtete të tjera europiane ku sistemi arsimor është shumë më i centralizuar.

Britania tashmë pranon se multikulturalizmi ka shkuar shumë larg, sidomos në arsim, por në një vend që ka mungesë të Kushtetutës së shkruar, ka pasiguri për atë që u duhet kërkuar të pranojnë nxënësit e shkollave. Çfarëdo përgjigje të jepet, ajo nuk do të jetë aq kërkuese sa qasja franceze. Në Britani, ligji francez i një dekade që ndalon shaminë në shkolla, ngjan me një kufizim të lirisë. Kur ish-sekretari i Jashtëm britanik, Jack Straw tha se preferonte që vizitoret muslimane në zyrën e tij të mbanin veshjen e plotë të mbulimit të fytyrës, ai u denoncua si tepër i pandjeshëm nga kolegët politikanë laburistë. Ndjesia është ende mjaft e përhapur.

Jo vetëm që çdo vend europian është i ndryshëm, por secili prej tyre po ndryshon me një hap të pabarabartë dhe në drejtim jo të njëjtë. Në kontrast me Francën sekulariste, Gjermania e pas-luftës ka pasur gjithnjë shumë arsimim fetar, protestant dhe katolik, në sistemin e saj shkollor. Tani në këtë vend po rritet oferta arsimore për Islamin, e që do të ndodhë pas mbërritjes së mbi 1 milion refugjatëve, shumica e të cilëve muslimanë, askush nuk mund ta parashikojë. Hollanda dikur ka qenë bujarisht multikulturaliste, por në këtë vend ndjehen ende efektet e reagimit të ashpër pas vrasjes së regjisorit Theo van Gogh, në vitin 2004.

E vërteta e hidhur është se asnjë vend europian nuk ka gjetur ballancën ideale midis pranimit të diversitetit (që përbën implusin natyral të një shteti demokratik liberal) dhe kërkesës për bindje ndaj një seti vlerash të përbashkëta. Një gjë e tillë ndodh pasi nuk ekziston një ballancë perfekte.

Franca ka dhënë maksimumin në ofrimin ndaj qytetarëve muslimanë të një marrëveshjeje të vështirë sekulariste: pranoni idealet e republikës, që përfshijnë neutralitetin e shtetit ndaj fesë, dhe do të jeni të lirë të praktikoni besimin tuaj fetar ashtu si çdo katolik, protestant apo hebre. Ky pakt është imponuar pak a shumë me sukses mbi organizatat që flasin për Islamin në Francë. Por, në mënyrë të pashmangshme, janë edhe ata që e refuzojnë këtë pakt. Për pjesën më të madhe të qytetarëve franceze të trashëgimisë muslimane, oferta e republikës ka gjasa të jetë e pranueshme. Por vetëm nëse 1 për qind e muslimanëve të rinj francezë të radikalizuar të refuzojnë ofertën, lehtësisht ata mund të furnizojnë lëvizjet terroriste me rekrutë me bollëk.

Saktësisht e njëjta gjë aplikohet edhe për paktet e tjera që ofrojnë vendet e ndryshme europiane. Nuk ka zgjidhje ideale, por ende të gjtihë duhet të kërkojnë e të mendohen për ta gjetur.

Marrë nga:” The Economist”

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit