12.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Parlament turk e zgjat dhe tre muaj të tjerë gjendjen e jashtëzakonshme

Më të lexuarat

E vendosur pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti më 15 korrik të vitit të shkuar, gjendja e jashtëzakonshme në Turqi do të vijojë dhe për tre muaj të tjerë.

Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme ka marrë dje miratimin e deputetëve turq. Miratimi parlamentar erdhi vetëm një ditë mbas vendimit të qeverisë në Ankara për ta zgjatur atë dhe me tre muaj.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, raporton Daily Sabah, do të rekomandonte zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme për të siguruar vazhdimësinë e masave për ruajtjen e rendit ligjor, të lirive e të drejtave të qytetarëve.

Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjatej për herë të parë më 11 tetor, e më tutje më 3 janar, për të përfunduar ditën e sotme, më 19 prill. Një përtëritje tjetër do ta mbajë atë në fuqi deri më 19 korrik. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit