Një tërmet me magnitudë 5,5 shkallë goditi brigjet jugperëndimore të Turqisë në orët e hershme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi qytetin Datça të provincës Muğla në orën 7:31 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 14,85 kilometrash nën sipërfaqe, thuhet më tej.
Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Çataklı tha në Twitter se deri tani nuk ka raportime për dëme apo viktima.
/aa/