6.9 C
Pristina
Wednesday, September 22, 2021

Boksieri Kolumbian mbështet Ujgurët gjat ndeshjës së tij të fundit

Më të lexuarat

Luftëtari kolumbian i arteve marciale të përziera (MMC), ia kushtoi hyrjen e tij të fundit muslimanëve Ujgur të rajonit Xinjiang të Kinës. Kjo ndodhi gjatë ndeshjes në Kampionatin në “Bare Knuckle” që u mbajt në Tampa, Florida javën e kaluar.
Geane Herrera, amerikan me prejardhje kolumbiane u përball me 23 korrik me Abdiel Velazquez dhe fitoi luftën përmes nokautit në raundin e dytë.

I njohur me nofkën CheJitsu ai i bashkohet ish -lojtarit të NBA Royce White apo Highway_30 i cili më 11 korrik shfaqi mbështetje të ngjashme në kërkimin e lirisë për ujgurët që po përballen me gjenocid në Turkistanin Lindor të pushtuar nga Kina.
Geane Carlos Herrera ka lindur më 27 Maj 1990 në Duarte, Kaliforni dhe banon në Tampa, Florida. Ai është shumë i njohur në kampionatin e arteve marciale të përziera UFC me një karrierë të sukseshme për 10 vite tani.
Në raportin vjetor të fundit mbi të drejtat e njeriut Departamenti i Shtetit i SHBA-së tha se Kina po kryen “gjenocid dhe krime kundër njerëzimit” kundër pakicës së saj kryesisht muslimane ujgure në rajonin perëndimor të Xinjiang-ut. /mesazhi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit