6.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Telekomi, Trepça dhe disa ndërmarrje tjera drejt “humnerës”.

Më të lexuarat

Raporti vjetor për vitet 2020/2021 i përformancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore, i cili sot do të diskutohet në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti vë në pah që ndërmarrjet vazhdojnë të operojnë me humbje nga viti në vit.

Numri i NP-ve të cilat kanë shënuar humbje gjatë viteve 2020/2022 është dhjetë.

Ndërmarrjet të cilat kanë performuar dobët dhe që kanë ndikuar në një masë të madhe humbjen e përgjithshme totale janë kompanitë: Trepça, Telekomi i Kosovës, Posta e Kosovës, Infrakos, Trainkos, KRU “Prishtina”, KRU “Mitrovica”, KU-‘Drini i Bardh” si dhe NH “Ibër Lepenc”.

“Ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës fitimet i ka vazhduar me trendin e viteve me radhë të humbjes financiare, gjë që e definon këtë kompani si ekonomikisht të paqëndrueshme”, thuhet në raport.

E vetmja ndërmarrje publike që gjatë vitit 2020 dhe 2021 i ka paguar dividentën aksionarit është Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), në vlerë prej 10 milionë euro.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit