12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Tefsiri i ajetit 13 nga surja el Huxhuratë – Nga Imam Sa’di

Më të lexuarat

Ky ajet është lexuar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës “Qatar 2022”

– “O njerëz! Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise, që të njiheni mes jush.”– Allahu i Madhëruar na tregon se Ai e krijoi njerëzimin prej një origjine të vetme. Gjithë njerëzimi e ka zanafillën nga Ademi dhe Havaja. Prej atyre të dyve, Allahu i Madhëruar nxori shumë burra e gra. Ai i bëri ata të shpërndahen nëpër tokë, të ndarë në kombe e fise, disa të vegjël e disa të mëdhenj.

Ai i bëri në fise e kombe, që ata të njohin njëri-tjetrin. Nëse do t’i bënte që secili njeri të jetonte i vetëm, atëherë nuk do të kishte lidhje mes tyre, nuk do të kishte ndihmë dhe mbështetje për njëri-tjetrin, nuk do të kishte trashëgimi, lidhje gjaku apo plotësim të të drejtave të familjes e të farefisit.

— “Nuk ka dyshim se më i miri tek Allahu është më i devotshmi mes jush.” – Kriteri vlerësues për njerëzit është devotshmëria. Më i nderuar tek Allahu është ai që është më i devotshmi, pra, njeriu më i përkushtuar në bindjen ndaj Tij dhe më i ruajturi nga gjynahet. Kjo do të thotë që nuk është më i nderuari ai që ka më shumë njerëz e farefis, apo prejardhje më të ndritur.

– “Pa dyshim, Allahu është i Gjithëditur dhe Njohës i çdo gjëje.” – Allahu është i Gjithëditur. Ai e di se cili prej robërve është i devotshëm haptazi dhe fshehtazi dhe cili është vetëm haptazi e jo fshehtazi. Allahu do t’i japë secilit atë që meriton. Ky ajet tregon se njohja e gjenealogjisë së familjes është e ligjshme, sepse Allahu i Lartësuar na ndau në fise e kombe që ne të njohim njëri-tjetrin dhe prejardhjen tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit