16.1 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Knaus: Bashkimi Evropian bullizon Kurtin si ish i burgosur i Millosheviqit, ndërsa simpatizon Vuçiqin si ish-ministër i tij

Më të lexuarat

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka hedhur një sërë kritikash ndaj Bashkimit Evropian, për qasjen që kjo e fundit ka ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Në një shkrim në Twitter, Knaus ka thënë se të bullizosh një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë të magjepsesh nga një ish-ministër i Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është e rrezikshme.

“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Knaus.

Ndryshe, Vuçiq, në marsin e vitin 1998, gjatë kohës së luftës në Kosovës, ishte emëruar si ministër i Informacionit duke udhëhequr kështu me propagandën e Serbisë në Kosovë.

Një vit para se të përfundonte studimet ai ishte bashkuar Partisë Radikale të Sllobodan Millosheviqit, Vojisllav Sheshelit e Tomisllav Nikoliçit.

Bashkë me ta kishte projektuar dhe kishte marrë pjesë aktivisht në kryerjen e krimeve të Serbisë mbi ish-republikat e Jugosllavisë përfshirë edhe Kosovën.

Gjatë gjenocidit serb në Bosnje dhe Hercegovinë, Vuçiq kishte lëshuar një deklaratë e cila kujtohet edhe sot e kësaj dite.

“Për një serb të vrarë, duhet të vriten 100 myslimanë”, ishte deklarata shokuese e Vuçiq./Telegrafi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit