“Të drejtat e bashkëshortëve“ është një titull jashtëzakonisht i rëndësishëm, ku rreth kësaj çështje janë shkruar shumë libra, artikuj e kolumne për të shpjeguar të drejtat dhe detyrimet e burrit ndaj gruas dhe detyrimet e gruas ndaj burrit, për të ndihmuar çiftin bashkëshortor të bëjnë një jetë të lumtur bashkëshortore dhe stabile.
E kam konsideruar si të dobishme (para numërimit të detyrimeve) të shtjellojmë nocionin “detyrim” dhe “obligim i domosdoshëm” (vaxhib) ne tjetrën anë. Mes konceptit “detyrim” dhe “obligim i domosdoshëm” nga njëra anë ka një lidhshmëri, andaj çdo “detyrim” prej detyrimeve, qoft detyrim që i përket Krijuesit të Madhëruar apo krijesës,ky detyrim njëkohësisht është obligim i domosdoshëm për të tjerët, po kështu edhe anasjelltas. Qdo qështje obligative (siç do ta shpjegojmë) është detyrim nga njëra anë dhe obligim i domosdoshëm nga ana tjetër. Për çdonjërin nga bashkëshortët Islami ka përcaktuar sistemin e përgjithshëm ku sqarohen detyrimet e gruas ndaj burrit, detyrimet e burrit ndaj gruas, si dhe detyrimet e tyre të përbashkëta. Mendoj se po t’i përmbahen të martuarit këti sistemi Islam të përsosur për kryerjen e detyrave ndaj njëri-tjetrit, ata do të jetonin të lumtur dhe në harmoni gjatë bashkëshortësisë …Jetën atyre nuk do t’ua turbullojnë as vështirësit e problemet e ditës, as mosmarrveshjet e peripecitë e netëve.
All-llahu i Madhëruar i ka caktuar Vetes detyrime ndaj robërve të Tij ndërkaq atyre u caktoi obligime. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Muadh ibën Xhebel r.a. se ka thënë: “Isha shoqërues i Pejgamberit s.a.v.s. mbi gomar mbrapa dhe më tha: “O Muadh a i di detyrimet e All-ahut ndaj robërve të Tij, dhe detyrimet e robërve ndaj All-ahut?” Iu përgjigja:”Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri.” Tha:”Detyrimet e robërve ndaj All-ahut janë: Ta adhurojmë Atë duke mos i përshkruar shokë, dhe detyrimet e All-llahut ndaj robërve të Tij është të mos e ndëshkoj asnjë i cili nuk i përshkruan Atij shokë”.
Thash:”O i Dërguar i All-llahut, a ti përgëzoj njerëzit me këtë?” Tha:”Mos i përgëzo sepse do të mbështeten (duke iu referuar diqkaje), gjegjësisht do të braktisin veprimin të cilin ua obligoi i Madhëruari.
Detyrimi i robërve ndaj All-llahut të Madhëruar, i cekur në hadith nënkupton se vetëm All-llahu është i denjë të adhurohet, vetëm Atij duhet ti kushtohet adhurimi, ndërsa detyrimi i All-llahut ndaj robërve i cekur në hadith nënkupton se ata vërtet meritojnë këtë shpërblim si rezultat i premtimit të All-llahut të Madhëruar, ndërsa Ai nuk e shkel premtimin e Vet, kjo është një shenjë mirësie dhe mëshirë prej Tij.
Në detyrimet mes qiftit bashkëshortor, çdonjëri prej tyre ka detyrime ndaj tjetrit, që njëkohësisht janë obligative për tjetrin, të cilat i caktoi Ligjvënësi i Urtë duke i detajizuar në formën më të prerë.
Dallimi mes konceptit “detyrim” dhe “obligim i domosdoshëm” (vaxhib), qëndron në faktin se subjekti i “detyrimit” mund të braktisë të drejtën e vet dhe të tregojë mirëkuptim, me ç’rast do të shpërblehet për këtë gjest, ndërkaq i ngarkuari me obligime të domosdoshme (vaxhib), ai nuk mund të braktisë ato pos me lejen e pronarit të saj.
Para se të japim hollësit mbi detyrimet e ndërsjella bashkëshortore, doemos të shpjegojmë një të vërtetë ligjvënëse dhe shoqërore që asnjë i mençur i cili përcepton realitetin, nuk polemizon rreth vërtetësisë së saj, e ajo është “grada” me të cilën All-llahu i Madhëruar i ngriti burrat ndaj grave, në fjalët e Tij:
“Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. All-llahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” (Bekare:228).
Kjo gradë është përparësi nderi dhe drejtimi, me ç’rast i Madhëruari ua ngarkoi burrave qeverisjen edhe atë në fjalët e Tij:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre.” (Nisa: 34)
S’do mend që burri është më i fort se gruaja si në intelekt, në aspektin fizik dhe në aftësi intelektuale, kjo gjë e mendjezgjuarsisë nuk i fshehet dot në përparsinë e burrave ndaj grave.
Fjalët e All-llahut:
“…e burrave u takon një përparësi ndaj tyre.” (Bekare228).
Detyrimi i burrit është më gjithpërfshirës dhe më i madh se sa i gruas së tij. Në këtë kontekst janë fjalët e Muhamedit s.a.v.s. ku thuhet: “Sikur të urdhëroja ndonjë t’i gjunjëzohet ndokujt, do të urdhëroja gruan t’i gjunjëzohet burrit të saj, si rezultat i detyrimeve të mëdha të saj ndaj tij”.
Kjo gradë është gradë ndershmërie, obligueshmërie dhe përgjegjësie.
Abdullah ibn Abasi r.a. ka thënë: “Grada është sinjal stimulues për burrat për një shoqërim më të mirë dhe krijim i një hapësire më të madhe për gratë, qoftë në pasuri apo në sjellje,”
Ndërkaq fjalët e All-llahut: “Burrat janë përgjegjës për gratë” nënkupton se burrat duhet të administrojnë dhe të përkujdesen financiarisht për gratë, duke i mbrojtur dhe mirëmbajtur ato.
Po kështu gruaja duhet ta respektojë dhe t’i nënshtrohet urdhërave të tij, përderisa nuk ka mëkat ndaj All-llahut të Madhëruar, sepse në këtë rast “nuk respektohet krijesa në çështje ku bëhet mëkat ndaj Krijuesit”.
Të drejtat dhe detyrat sipas besimit Islam, janë rregulluar mbi bazën e parimit të barazisë në mes gjinish. Dhe kjo në disa aspekte, si në barabarësi të bashkëshortëve në marrëdhënie bashkëshortore, pastaj në ruajtjen e besnikërisë bashkëshortore, në ndihmën reciproke në mes bashkëshortëve dhe shumë të drejta e detyrime të jetës bashkëshortore.
Allahu i Lartëmadhërishëm ka përcaktuar çdo detaj të jetës së njeriut, që të jetë në pajtim me ligjet e Tij. Duke e ditur natyrën e njeriut,të cilin edhe e ka krijuar, Ai ka caktuar rregulla të cilat i mundësojnë që njeriu të ruaj dhe të mbroj natyrën e tij. Pasi martesa është institucion që ruan familjen, Islami i jep rëndësi të veçantë. Për këtë arsye, All-llahu xh.sh. në shumë ajete dhe nëpërmjet të Dërguarit të Tij, ka caktuar drejtime të qarta se si të veprojë njeriu në këtë segment të jetës, me qëllim të ruajtjes së martesës, forcimit të familjes dhe kështu të shërojë shoqërinë në tërësi.
Parimet etike të marrdhënies burrë-grua besohet se rrjedhin nga zotimi i vetëdijshëm i të dy palëve për emërtimin hyjnor të lidhjes bashkëshortore si një vendbanim paqeje dhe qetësie, si një lidhje e dashurisë dhe e mëshirës së ndërsjellë-të gjitha këto shenja të Zotit janë për ata që mendojnë. All-llahu xh.sh. thotë:
“Dhe nga faktet (e Madhërisë së) e Tij, është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato, dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë.” (Err-Rrum:21).
Roli i burrit në mënyrë normative evoluon rreth parimit se është detyrë e tij që ndaj gruas së vet të sillet me shpirtmirësi, me nder dhe durim, ta mbajë atë me nder apo ta liroj nga lidhja bashkëshortore me nder, sidhe të mos i shkaktojë ndonjë pikëllim. Burri duhet ta din se gruaja është gjithashtu qenie njerëzore, siç është vet ai. Ajo ka edhe të drejta dhe liri, sikurse ai. Andaj të martohesh nuk do të thotë të gjesh shërbëtore për pasurinë tënde, por kjo do të thotë të zgjedhësh partnerin që do të jetë i gatshëm të jetoj një jetë të përbashkët dhe të lumtur bashkëshortore deri në fund. Ai nuk është pronar i gruas së vet, në të vërtetë, gruaja ka të drejta të caktuara tek burri i vet. Roli i gruas është përmbledhur edhe në dëshminë kur’anore:
“…Edhe atyre (grave) u takon e drejta sikurse edhe përgjegjësia në bashkëshortësi, e burrave u takon një përparësi ndaj tyre. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë”. (Bekare:228)
Kjo përparësi zakonisht nga muslimanët interpretohet bashkë me një ajet tjetër, i cili thotë:
“Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase Allahu ka graduar disa mbi disa të tjerë dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që Allahu i bëri të ruajtur, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj së fshehtës…” (Nisa:34).
Krahas kësaj duhet thënë se bashkëshortët në marrëdhëniet bashkëshortore duhet të trajtojnë njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, dhe marrëdhëniet bashkëshortore duhet të zhvillohen në frymën e një harmonie reciproke, meqë do të konsiderohej se diskriminimi apo mospërfillja e ndonjërit bashkëshort, do të jetë edhe një rast i volitshëm për një çrregullim bashkëshortor. /albisa/