9.5 C
Pristina
Wednesday, October 9, 2024

Takimi i dy gjigantëve – Shejh Ibrahim Sekrani

Më të lexuarat

Imagjino sikur sot, diku në një vend të caktuar, të ndodhte një takim i veçantë e historik ndërmjet dy personaliteteve më të mëdha botërore, qofshin ata mendimtarë, politikanë ose udhëheqës të botës islame! Në një rast të këtillë, a thua, në përshtypjen tënde, vallë, c’mund të ishte tema e tyre në atë tryezë diskutimi?! A mund të ishte, bie fjala, diçka rreth lirive, rilindjes, civilizimit e zhvillimit të komunitetit?! A mund të ishte diçka rreth papunësisë, banimit, mediave dhe krizave ekonomike?! Ose thënë ndryshe, cila do të ishte tema më meritore për t’u diskutuar në një takim kaq të rëndësishëm e të veçantë?!

Mendja ma bluante këtë imagjinatë teksa isha duke lexuar një transmetim autentik rreth takimit të dy personaliteteve më të rëndësishme të historisë njerëzore, ku tema e diskutuar ndërmjet tyre më la pa gojë! Mbase kjo mahnitje ishte sepse na ishin ngulitur në mendje një lloj tematikash e agjendash gjatë takimeve të rëndësishme, e jo edhe të tjera si kjo për të cilën po shkruaj, që kishte ngjarë ndërmjet dy gjigantëve të njerëzimit dhe na ishte brumosur e pjekur në mendje një mendësi e veçantë e radhitjes së tematikave që i përkasin interesit të përgjithshëm, nga ku pastaj kjo piramidë prioritetesh e ngulitur në mendjen tonë ishte ajo që e përcaktonte se Ç’agjendë mund të kishte një takim i rëndësishëm.

Një gjë di ta them… shija e lexuesit modern nuk është ajo dy viganëve, të cilët kishin shkuar më së larti ku mund të vete lloji njerëzor! E, tek ata dy ishte tejet e qartë se ç’peshë kanë çështjet që e përcaktojnë ardhmërinë tonë, çështjet përfundimtare, te të cilat e këtyre lypsen shpenzuar kohët dhe takimet tona.

Sikur e ndiej që miku im lexues është kureshtar të mësojë se për çfarë takimi bëhet fjalë, takim ndërmjet dy njerëzve më të mëdhenj në këtë planet!

Në rregull, ja, tani po ta shpalos këtë haber historik, të një takimi jashtëzakonisht të veçantë në arkivin njerëzor.

Hë, kërkoj ndjesë… desha të them edhe një gjë: edhe vendndodhja e këtij takimi është tejet e veçantë dhe e jashtëzakonshme, që në fakt u shkon përshtat këtyre dy viganëve. Në të vërtetë, vendi ishte përcaktuar të ishte aty ku nuk mund të arrijnë shumica e njerëzve, saktësisht ku nuk mund të arrijnë përpos një palë udhëheqësish të veçantë e me ndikim të madh!

Dy personalitetet në fjalë, që pa dyshim janë të denjë për të gjitha epitetet që u dhashë më lart, janë:

Ibrahimi, i biri i Azerit të Nahorit dhe Muhamedi, i biri i Abdullahut të Abdulmutalibit (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut të Madh qofshin mbi ta dhe familjet e tyre!).

Se ata dy janë burrat më të mirë që ka Zoti Fuqiplotë, kjo përbën një realitet të njohur për mbarë muslimanët. Po citoj Ibn Tejmijen: “Krijesa më e mirë është Muhamedi(alejhi selatu ue selam), pastaj Ibrahimi (alejhi’s-selam)¹ Njashtu, në një vend tjetër ai thotë: “Kapitulli, që profeti më me vlerë pas Muhamedit(alejhi selatu ue selam) është Ibrahim el Halili (alejbi’s-selam)”²

Tani, le t’i kthehemi thelbit të temës: Kur ata janë takuar, në c’vend dhe cili ishte thelbi i bisedës së tyre?!

Ky takim ndërmjet Muhamedit(alejhi selatu ue selam) dhe Ibrahimit (alejhi’s-selam!) gjatë ndodhisë së Israsë dhe Miraxhit, ngritjes në qiellin e shtatë!

“Sabihun” e Buhariut³, në tregimin e Israsë dhe Miraxhit, shënohet: “Pastaj kalova pranë Ibrahimit, e ai tha: “Mirë se vjen, o profet i mirë e bir i mbare!” Unë thashë: “Kush është ky?!” Ai tha: “Ky është Ibrahimi!” Në një motërzim tjetër⁴ përmendet se e kishte parë atë: “… mbeshtetur për Bejtu’l-Me’amurin (ku hyjnë çdo ditë shtatëdhjetë mijë engjëj, kurrë më nuk kthehen aty!).”

E, sa i përket temës së diskutuar e mesazhit të rëndësishëm të perçuar nga Ibrahimi tek umeti i Muhamedit(alejhiselatuueselam), atë na e transmetojnë katër nga shokët e Profetit(alejhi selatuueselam): Abdullah ibn Mesudi, Ebu Ejub el Ensariu, Abdullah ibn Umeri dhe Abdullah ibn Abasi.

Ji i vëmendshëm dhe lexoje me vëmendje! I Dërguari i Allahut(alejhi salatu ue selam) tha: “Në natën e Israsë e kam takuar Ibrahimin, e ai më tha: “O Muhamed! Çoji selam umetit tënd nga ana ime e thuaju se në Xhenet toka është e mirë, uji është i ëmbël e fushat janë ultësira pjellore, të cilat mbillen me: “subhanallah!” fi Shenjtë e i Patemeta është Allahu!), “elhamdulilab!” (falenderimet qofshin për Allahun!), “la ilahe ilallah!” (nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut!) dhe “Allahu ekber!” (Allahu është më i Madhi!).”

Këtë hadith e shënon Tirmidhiu dhe e vlerëson për basen, siç e vlerëson edhe Ibn Haxheri⁶. Shumë dijetarë të tjerë shohim se në trajtesat e tyre e marrin këtë hadith si provë, sikurse Ibn Rexhebi, Ibn Tejmija, Ibnu’l-Kajimi e të tjerë, ndonëse disa dijetarë të hershëm i kanë disa fjalë rreth disa rrugëve të transmetuesve të këtij hadithi.⁷

Kjo bisedë ndërmjet dy gjigantëve, bërë në qiell, sidomos porosia e Ibrahimit (alejhi’s-selam) për ne, vërtet të mahnit e të lë gojëhapur…: “O Muhamed! Çoji selam umetit tënd nga ana ime.” Ah, si të shpon kjo fjali, të bën ta ndiesh afërsinë me këtë njeri të madh, me babanë tonë, që na çon selam nëpërmjet profetit Muhamed(alejhi salatu ue selam). Po, po, ati ynë: “… fenë e babait tuaj, Ibrahimit.” (Kurani, 22:78) E, për kuptimin e kësaj atësie janë thënë disa mendime nga dijetarët e tefsirit.

E ç’ndjenjë e ç’emocion mund të ketë muslimani kur mëson se Ibrahimi (alejhi’s-selam!) i paskësh çuar selam atij?!

Të mos nxjerrim nga mendja një dimension tejet të rëndësishëm të kësaj ngjarjeje: Ibrahimi (alejhi’s-selam!) tanimë kishte shkuar të Zoti i tij dhe se ai, ndryshe nga ai që s’ka vdekur akoma, tanimë ishte më i njoftuar se çfarë është më e dobishme për njeriun. Imagjino sikur dikush që ka ndërruar jetë dhe është larguar nga kjo botë të të dërgonte një porosi! Vallë, çfarë peshe do të kishte porosia e tij?!

Bëhet fjalë për Ibrahimin (alejhi’s-selam!), që, pas Profetit tonë, është njeriu që më së shumti e njeh Zotin e pikërisht ai po na dërgon një porosi, madje pasi është larguar nga kjo botë! Një porosi nga dikush që përpara nesh ka shtegtuar drejt ardhmërisë së amshueshme! Kjo porosi sikur na vjen nga ardhmëria jonë tek e cila do të shkojmë!

Cila na qenka porosia e tij?!

Një porosi si ta ndërtojmë vendin tonë në Xhenet: “O Muhamed! Çoji selam umetit tënd nga ana ime e thuaju se në Xhenet toka është e mirë, uji eshte i ëmbël e fushat janë ultësira pjellore, të cilat mbillen me: “subhanallah!” (i Shenjtë e i Patemeta është Allahu!), “elhamdulilah!” (falënderimet qofshin per Allahun!), “la ilahe ilallah!” (nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut!) dhe “Allahu ekber!” (Allahu është më i Madhi!).”

Ibrahimi, që tanimë e ka lëshuar këtë botë, po na flet për Xhenetin e po na i përshkruan tokën dhe ujin e tij, po edhe hapësirat e pambjella të Xhenetit, mbjellja e të cilave bëhet me: “subhanallah!”, “elhamdulilah!”, “la ilahe ilallah!” dhe “Allahu ekber!”

Ai që tanimë kishte shkuar te Zoti i tij na e përçoi këtë informacion nëpërmjet Muhamedit(alejhi selatu ue selam) dhe na porositi ta shfrytëzojmë mundësinë e të qenit në këtë botë, për të hedhur fara e fidanë në tokën e Xhenetit, përpara se të shkojmë te Zoti i Madh.

Imagjino sikur, bie fjala, tani thua “subhanallah” dhe ty menjëherë të mbillet një pemë në xhenetet e Adnit!

Parafytyroje edhe këtë, sikur tani, bie fjala, i tregon dikujt, ndonjë shoku a ndonjë të afërmi, vlerën e të thënit: “subhanallah!”, “elhamdulilah!”, “la ilahe ilAllah!” e “Allahu ekber!” dhe pastajtutje, sa herë që ai shok e i afërm i shqipton këto fraza, atij i mbillet një pemë në Xhenet, e edhe ty njëjtë sikurse atij, siç e pohon këtë hadithi i shënuar nga Muslimi: “Kush udhëzon dikë për diçka të mirë, do të shpërblehet teksa ai e vepron atë udhëzim sikurse vetë vepruesi!”

Ndoshta ti mund të jesh duke fjetur, duke ngrënë dërrmuar në punë, mirëpo Zoti t’i mbjell tokat e Xhenetit për shkak të udhëzimit tënd bërë të tjerëve që të shqiptojnë këto fjalë të shtrenjta, çka edhe vepruan, i thanë këto fjalë të mëdha për Zotin e Madhërishëm dhe fituan, si dhe ti me ta shpërblimet e premtuara!

E, imam Ibnu’l-Kajimi, në poemën “El-Kafijetu’sh-Shafije (e njohur si “En-Nunije”), me këtë hadith ka hapur kapitullin: “Kaptina se në Xhenet ka ultësira pjellore, mbjellja e të cilave bëhet me fjalë dhe vepra të mira!“⁹, ku pastajtutje domethëniet e hadithit të sapozënë ngoje ai i nxjerr në vargje, ndërkaq gjetiu ai argumentohet me këtë hadith, teksa i numëron dobitë e dhikrit, se prej përfitimeve të dhikrit është (edhe dobia e tridhjetedytë): mbjellja e Xhenetit’.¹⁰

E, përkitazi me këtë hadith madhështor, imam Neveviu (v. 676h) nënvizon se dijetarët e hadithit gëzojnë një zinxhir transmetimi deri te profeti Ibrahim, gjegjësisht e transmetojnë këtë hadith nga sahabët, e ata nga profeti Muhamed(alejhi salatu ue selam), e ai nga profeti Ibrahim el Halili (alejhi’s-selam!). Po citoj Neveviun: “Zoti na ka begatuar e na ka dhënë një zinxhir të pashkëputur deri tek Ibrahimi (alejhi’s-selam), Siç na ka begatuar të kemi zinxhirë të pashkëputur deri tek i dashuri dhe i përzgjedhuri i Tij, Muhamedi(alejhi selatu ue selam)!¹¹ Pastaj Neveviu e përmend isnadin (vargun e transmetuesve) që niste me të, kalonte nga Tirmidhiu, për të përfunduar te profetët e nderuar! Këtë qasje, që e bën të madhe faktin se porosia është e Ibrahimit (alejhi’s-selam!), e gjejmë te shumë dijetarë, siç mund të nënvizoj Ibn Rexhebin, që thotë: “O muslimane, o bashkumetarë, ju ka ardhur një mesazh nga babai juaj, Ibrahimi, nëpërmjet Profetit tuaj, Muhamedit (alejhima’s-selam!). I Dërguari i Allahut thote: “Në natën e Israsë e kam takuar Ibrahimin, e ai më tha: “O Muhamed! Coji selam umetit tend n ime e thuaju se në Xhenet toka është e mirë, uji është i ëmbël e fushat janë nga ana altësira pjellore, të cilat mbillen me: “subhanallah!” (i Shenjtë e i Patemeta është Allahu!), “elhamdulilah!” (falënderimet qofshin për Allahun!), “la ilahe ilallah!” (nuk ka të adhuruar të denjë përpos Allahut!) dhe “Allahu ekber!” (Allahu është më i Madhi!).”¹²

Ndoshta arrite ta kapësh se Neveviu dhe Ibn Rexhebi, që të dy, e theksojnë dhe e vënë në dukje faktin se dërguesi i mesazhit është Ibrahimi (alejhi’s-selam!), përcjellësi i mesazhit është Muhamedi(alejhi selatu ue selam), kurse targeti jemi ne, gjegjësisht interesimi i tyre ishim pikërisht ne!

Hë, ma thuaj, a mund ta imagjinosh e të kesh pritje të forta që sot në një takim a simpozium ndërmjet mendimtarëve më të mëdhenj arabë të diskutohet si temë: “Përmendja e Allahut!”, siç ishte bisedë ndërmjet dy njerëzve më të mëdhenj të njerëzimit, në takimin e tyre në qiellin e shtatë?!

Unë nuk pres diçka të tillë, ndonëse do të lumturohesha po të isha gabim!

E pra, rilindja, përparimi dhe ngritja në peshojën e profetëve mateshin ndryshe nga ç’maten sot në peshoret materialiste bashkëkohore.

Marr nga: “Shtigje të diturisë dhe besimit” Nga shejh Ibrahim Sekran

¹ Ibn Tejmije, “Iktiḍau’s-şirati’l-mustekim”, me recension të dr. Nasir el Aklit, botim i “Mektebetu’r-Rushd”, v. 2, f. 833.
²Ibn Tejmija, “Mexhmü’u’l-fetava”, v. 4, f. 317.
³ Buhariu në “Sabihun” e tij, 3342.
⁴ Muslimi (259) dhe Ahmedi (3/148).
⁵ Tirmidhiu (3462), Ahmedi (23552) e të tjerë krahas tyre.
⁶ Ibn Haxheri, “Netdixhu’l-efkar”, me recension të Hamdi el Selefiut, botim i “Mektebu Ibni Tejmije”, v. 1, f. 101.
⁷ Ibn Ebi Hatimi, “Kitabu’l-ilel”, me recension të mentoruar nga dr. Sead el Humejdi, v. 5, f. 309.
⁸ Muslimi (1893).
⁹ Ibn Kajim el Xhevzije, “El-Kafijetu’sh-Shafije fi’l-intisari lil firkati’n-naxhije”, me recension të Abdullah el Umejrit, botim i “Daru Ibni Huzejme”, f. 395.
¹⁰ Ibn Kajim el Xhevzije, “El-Vabilu’s-sajib”, me recension të Abdurrahman Kaidit, botim i “Mexhmeu’l-fikhi”, f. 101.
¹¹ El Neveviu, “Tebdbibu’l-esmai ve’l-lugati”, botim i “Idaretu’t-tabaeti’l-muninijeh”, v. 1, f. 100.
¹² Ibn Rexhebi, “Letaifu’l-me’arif”, me recension të Jasin el Sevasit, botim i “Daru Ibni Kethir”, f. 120.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit