Udhëheqësit e Drejtorisë së Haxhit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës kanë mbajtur një takim informues me udhëheqësit e haxhive të Këshillave të BI-së.
Në këtë takim u diskutua për procedurat dhe ritualet e haxhit, ku udhëheqësit u njohën me kohën se kur do të dalin në Arafat, qëndrimin aty, shkuarjen në Muzdelife e në Mina, gjuajtjen e gurëve, si dhe me procedura të tjera të nevojshme.
Nga ta u kërkua që të jenë sa më vigjilentë dhe më pranë haxhilerëve, në mënyrë që t’u lehtësohet atyre kryerja e haxhit.