3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Strategjitë psikologjike të tregtarëve ju bëjnë që të shpenzoni më shumë

Më të lexuarat

BBC ka qenë e paanshme gjatë mbulimit apo raportimit të ngjarjeve në Pranverën Arabe, por informacionet nuk kanë qenë të bollshme.
Ky është konstatimi i analistëve, Trustit të BBC-së dhe një raportit të Universitetit të Loughboroghut.

Trusti ka vlerësuar kurajon e gazetarëve për të sjellë “storiet e ajrit” si dhe ka vlerësuar punën e ekipeve të kameramanëve por ka vërejtje tek vërtetësia e informacioneve.
Raporti e ka përshkruar punën e BBC-së si “të shquar” por vërejtjet janë kryesisht në atë që është dashur të bëhet më shumë në vërtetësinë e informacioneve që kanë dalur nga aktivistët dhe dëshmitarët okularë të ngjarjeve.
Raporti thotë se BBC ka mbuluar mjaft mirë ditët e para të revolucionit në Egjipt, Tunizi dhe Libi, por ai ka vënë në pah shqetësimet se këto vende sikur “janë harruar” pas revolucionit.
Sipas tij, BBC është dashur të bëjë më shumë sa u përket të drejtave që është dashur të implementohen në këto vende, pas përmbysjes së regjimeve.
Megjithëkëtë, paralel kritikave, raporti vlerëson vënien në pah të informacioneve përgjatë ditëve të kryengritjes si dhe praninë e zërave të ndryshëm të forcave opozitare në vendet ku shpërtheu Pranvera Arabe.
Eksperti i çështjeve për Lindjen e Mesme, Eduard Mortimer, në shkrimin e tij thotë se “vlerëson aftësinë dhe përkujdesjen e BBC-së që ka aplikuar marrjen e informacioneve online nga vendet e ngjarjes, por është dashur të informohen më shumë njerëzit rreth kësaj”.
Kurse analiza e Universitetit të Loughboroughut, thotë se në 74 për qind të informacioneve që kanë ardhur në BBC nga fotografitë online, amatere, janë “dështim sa i përket autenticitetit të tyre”.
BBC është arsyetuar se është munduar të bëjë një gazetari sa më të mirë karshi Pranverës Arabe si dhe ka thënë se ishte këmbëngulëse që të sigurohej se “ishin duke mbuluar histori të mëdha që po ndodhnin në të njëjtën kohë në vende të ndryshme”. /Indeksonline/kohaislame

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit