10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Selimi: Nuk na duhet FBI

Më të lexuarat

Ish-drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Behar Selimi, ka thënë se kërkesa e Qeverisë së Kosovës drejtuar FBI-së për të ndihmuar në rastin e Dino Asanaj, ka qenë e panevojshme.

Sipas tij, ekspertizat e kryera dhe fjala përfundimtare që ka dhënë Mjekësia Ligjore, se ish-shefi i AKP-së ka bërë vetëvrasje, kanë mjaftuar që hetimet e mëtutjeshme t`i kryejë Prokuroria dhe Policia e Kosovës.
Selimi ka thënë për Express se ky rast nuk ka qenë edhe mjaft kompleks që të kërkohet ndihmë nga Byroja Federale e Hetuesisë, meqë rezultat e përfundimtare kanë treguar se Dino Asanaj ka bërë vetëvrasje.
“Ekspertët e FBI-së do të mund të angazhohen në kuadër të bashkëpunimit bilateral profesional mes dy prokurorive të shteteve tona, për rastin konkret kemi mjafte ekspertizë për të nxjerrë të vërtetën. Pra, s’ka nevojë për ekspertizë nga jashtë”, ka thënë Selimi.
Sipas tij, sikur edhe një plak i vetëm e në moshë i FBI-së po të vinte në Kosovë për të ndihmuar rreth këtij rasti për shkak të dilemave të shumta, do të forcohej edhe më shumë e vërteta përfundimtare që ka dalë nga autopsia e kryer në Mjekësinë Ligjore.
“Ftesa eventuale për ekspertë të FBI-së mund të ndihmojë që qytetarët t’iu besojnë përfundimeve të hetuesisë sonë, sepse për qytetarët akoma ka dilema e mëdyshje në sistemin e drejtësisë”, thotë Selimi./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit