1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Sjellja ndaj familjes dhe shokëve

Më të lexuarat

Besimtari e falënderon Allahun kur sjell ndër mend krijimin e prindërve të tij, të cilët kanë kaluar aq shumë kohë dhe punë, duke u përkujdesur për të që në çastin kur hapi sytë dhe pa për herë të parë këtë botë.

Një njeri që ve në jetë këshillat e Kur’anit, përpiqet gjithmonë që të jetë i vetëdijshëm, se Allahu krijoi prindërit e tij dhe u fali atyre mëshirë dhe dhembshuri, e i frymëzoi ata me dashuri për fëmijët e tyre. Allahu ka krijuar lidhje dashurie midis prindërve dhe fëmijëve, të cilët ata i rrisin, nga foshnjëria e pafuqishme derisa bëhen të rritur të pavarur. Nga kjo lidhje dashurie, prindërit kurrë nuk lodhen dhe as u shterr kënaqësia e rritjes së fëmijëve, duke i parë ata të rriten. Allahu thekson rëndësinë e familjes në jetën e njeriut në vargun që vijon:

Ne e kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka mbartur atë duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. Ne i thamë atij: “Bëju falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë. (Sure Lukman: 14)

Zoti ynë urdhëron në Kur’an që ne të sillemi mirë ndaj prindërve:

Thuaju: “Ejani t’ju lexoj çfarë ju ka urdhëruar Allahu: që të mos i shoqëroni Atij asgjë (në adhurim); që të silleni mirë me prindërit… (Sure En’am: 151)

Njeriun e kemi porositur të jetë e sjellshëm ndaj prindërve të vet … (Sure Ahkaf: 15)

Sipas këtyre vargjeve, besimtari duhet të tregojë mirënjohje dhe t’i trajtojë ata me respekt, me dashuri të thellë; i gëzon dhe përpiqet që t’ua fitojë zemrat gjithmonë me fjalë të buta e të mençura. Përsëri në Kur’an, Allahu na tregon se duhet të jemi të ndjeshëm kundrejt prindërve:

Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. (Sure Isra’: 23)

Në këtë varg, Allahu na jep të kuptojmë masën e mëshirës që duhet të tregohet ndaj prindërve. Me fjalët “mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti”, Allahu i ka ndaluar besimtarët nga vepra më e vogël e mosrespektimit apo i lënies së tyre pas dore. Për këtë arsye, besimtarët sillen me kujdes ndaj prindërve, duke i respektuar dhe falur.

Ata bëjnë ç’është e mundur për t’i rehatuar ata dhe përpiqen fort të mos mungojnë në respekt dhe vëmendje ndaj prindërve. Besimtarët mbajnë në mendje vështirësitë dhe shqetësimet e moshës së thyer dhe bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u plotësuar çdo nevojë.

Ata bëjnë gjithçka që kanë mundësi për t’u siguruar se prindërit e tyre janë rehat dhe i kanë të gjitha kushtet të plotësuara, si nga ana mendore ashtu edhe nga ajo fizike. Në çfarëdo lloj rrethane ata nuk rreshtin së trajtuari prindërit me respekt të thellë.

Ja tek është një situatë tjetër që mund të hasin besimtarët në marrëdhënie me prindërit. Një njeri besimtar mund të ketë prindër, të cilët kanë zgjedhur rrugën e mosbesimit. Në rastin e këtij dallimi në besim, besimtari i fton ata me po të njëjtin qëndrim të sjellshëm, përplot respekt, për të ndjekur rrugën e drejtë. Fjalët e Profetit Ibrahim (a.s.) ndaj babait të tij idhujtar, na tregojnë këtë mënyrë të sjelluri që duhet të shfaqim në të tilla rrethana:

O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!

O babai im, mos adhuro djallin sepse ai është gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit. (Sure Merjem: 43-44)

Ka disa njerëz, të cilët kur i shohin prindërit e tyre të mplaken dhe të bëhen të pafuqishëm, u kthejnë shpinën kur ata kanë nevojë më shumë se kurrë për ndihmë dhe përkujdesje. Nuk është e vështirë të kuptohet, se një qëndrim i tillë është mjaft i përhapur në ditët e sotme. Shpesh hasim njerëz të moshuar, të cilët ndodhen në një situatë mjaft të vështirë shpirtërore dhe ekonomike, të harruar në vetmi në shtëpitë e tyre. Nëse do të mendoheshim pak për këtë gjendje, do të kuptonim se arsyeja fshihet në braktisjen e Fjalës së Allahut.

Ai që e pranon Kur’anin si udhërrëfyes, sillet ndaj prindërve, anëtarëve të tjerë të familjes dhe kujtdo qoftë rreth tij, me mëshirë dhe dhembshuri. Ai i fton të afërmit e tij, shokët dhe të njohurit e tjerë që edhe ata të përvetësojnë vargjet e Kur’anit, sepse Allahu i urdhëron ata që besuan, që të fillojnë t’i ftojnë në Islam të afërmit e tyre:

Paralajmëroje farefisin tënd më të afërm. (Sure Esh-Shu’ara’: 214)

Lumturi dhe gëzim, ka gjithmonë në një familje, që jeton sipas vlerave të Kur’anit, ashtu siç shprehet në Sunnetin e të Dërguarit, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të. Të bërtiturat, sharjet dhe grindjet që shohim sot në familjet e përçara, nuk mund të ndodhin kurrë në një bashkësi besimtarësh. Në një komunitet të tillë, secili e ka kënaqësi kur kalon kohën me familjen e tij. Fëmijët i trajtojnë prindërit me respekt dhe i duan me gjithë zemër. Prindërit i shohin fëmijët si amanet nga Allahu dhe kujdesen për ta. Kur shqiptojmë fjalën familje, ngrohtësia, dashuria, siguria dhe mbështetja e ndërsjellët na vijnë menjëherë në mendje. Por, është e dobishme të theksojmë edhe njëherë, se kjo situatë e shkëlqyer mund të arrihet vetëm duke ju përmbajtur rrugës Islame, me besim të plotë dhe vendosmëri, duke iu frikësuar Allahut dhe me shpresë tek Ai. /harunyahya.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit