22.7 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

“Sistemi presidencial mundëson mekanizëm efikas të vendimmarrjes”

Më të lexuarat

Çavuşoğlu: “Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese dhe sjellja e sistemit presidencial të qeverisjes zgjidh problemet sistematike dhe mundëson mekanizëm efikas dhe të shpejtë vendimmarrës”

STAMBOLL (AA) – Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka theksuar se zbatimi ndryshimeve kushtetuese dhe sjellja e sistemit presidencial të qeverisjes zgjidh problemet sistematike dhe mundëson mekanizëm efikas dhe të shpejtë vendimmarrës, që përfundimisht do t’i sjellë dinamizëm marrëdhënieve të Turqisë në Amerikën Qendrore, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, në fjalën e tij në gjatë Forumit të Dytë të Shefave të Diplomacisë së Turqisë dhe Vendeve të Sistemit të Integrimit të Amerikës Qendrore (SICA), shprehu kënaqësinë e tij që Stambolli si një qytet që lidh Evropën dhe Azinë sot priti dhe Amerikën Latine.

Duke folur në lidhje me referendumin për ndryshime kushtetuese që u mbaj të dielën, në të cilën shumica e votuesve turq, sipas rezultateve paraprake, kanë mbështetur ndryshimet kushtetuese, Çavuşoğlu tha se Turqia do të vazhdojë të përdorë të gjitha resurset dhe potencialin për bashkëpunim të efektshëm ndërkombëtar, përfshirë edhe bashkëpunimin me vendet e organizatës rajonale SICA.

“Shtetet e SICA-s, me përjashtim të Belizes, gjithashtu kanë sisteme presidenciale. Në Turqi tanimë do të zbatohet sistemi presidencial. Kalimi në një sistem të tillë do të jetë ndihmues në përshpejtimin e vendimmarrjes në çështje që ngelen të bllokuara, ndërsa ky intensifikim i vendimmarjes do të sjell dinamizëm të ri në marrëdhëniete Turqisë me Amerikën Qendrore”, tha Çavuşoğlu.

Në lidhje me luftën kundër Organizatës Terroriste FETO, ai tha se prioritet i Turqisë është lufta kundër kësaj organizate.

“Prioriteti ynë është lufta kundër Organizatës Terroriste FETO e cila vitin e kaluar ndërmori grusht shteti ndaj demokracisë turke. Ju urojmë për faktin që ju nuk e keni lejuar këtë strukturë të pabesë të hyjë në vendin tuaj. Përmes bashkëpunimit konstruktiv në luftimin e këtij lloji të kërcënimeve ndërkombëtare mund të fitojmë rezultate”, tha Çavuşoğlu.

Turqia forcon lidhjet ekonomike me Amerikën Qendrore
Çavuşoğlu, tha se Ankaraja zyrtare kërkon një bashkëpunim më të fortë me anëtarët e Sistemit Integrues të Amerikës Qendrore (SICA), duke përdorur të gjitha mjetet që politika e jashtme ka në dispozicion.

Ai njoftoi për një kontribut në vlerë prej 500.000 dollarë i cili do ti dorëzohet grupit, ndërkohë që u zotua për shtim të tregtisë mes Turqisë dhe SICA-s, që vitin e kaluar kapi shifrat prej rreth 326 milionë dollarë.

Sistemit Integrues i Amerikës Qendrore, përbëhet nga tetë shtete anëtare.

Në vitet e fundit, Turqia ka kërkuar të eksplorojë tregje të reja jashtë shtetit, që është vënë në spikamë gjatë vizitave të presidentit Recep Tayyip Erdoğan në Afrikë dhe në Amerikën Latine, për çka në janar të vitit të kaluar, ai udhëhoqi një delegacion të madh biznesi në Kili, Peru dhe Ekuador.

Drejtor ekzekutiv i SICA-s, Werner Isaac Vargas Torres, nga ana e tij theksoi rëndësinë e lidhjeve të Turqisë me shtetet anëtare. “Ne duhet të kemi dialog të rëndësishëm politik dhe bashkëpunim midis nesh”, tha Torres në samitin në fjalë.

Sipas tij, Turqia është një nga dhjetëra shtetet monitoruese të SICA-s, ndërkohë që lavdëroi kontributin e saj, veçanërisht në luftën kundër virusit Zika.

SICA, – e cila përfshin shtetet Belize, Kosta Rika, Republika Dominikane, El Salvador, Guatemala, Honduras, Nikaragua dhe Panama, në shkurt të vitit 2015, zhvilloi forumin e saj të parë me Turqisë.

Grupi është themeluar në vitin 1991 për të promovuar paqen rajonale, demokracinë dhe zhvillimin ekonomik.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit