11.3 C
Pristina
Tuesday, May 14, 2024

“Tapet me tulipanë” në Xhaminë Blu në Stamboll

Më të lexuarat

Në Stamboll është përgatitur një “tapet me tulipanë” 1.453 metra katrorë, numër ky që përkon me vitin e çlirimit të qytetit

STAMBOLL (AA) – Për të përkujtuar çlirimin e Stambollit, në sheshin e Xhamisë Blu në këtë qytet është përgatitur një “tapet me tulipanë” 1.453 metra katrorë, numër ky që përkon me vitin e çlirimit të qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të festës së tulipanëve në Stamboll, një nga sheshet e zbukuruara me këtë lule është edhe sheshi i Xhamisë Blu, ku në këtë kuadër është ndërtuar edhe “tapeti më i madh i tulipanëve në botë”.

Për ndërtimin e tapetit i cili përkujton edhe vitin e çlirimit të Stambollit dhe si rrjedhojë përbëhet nga 1.453 metra katrorë, janë përdorur 564 mijë tulipanë të ngjyrave të ndryshme, me qëllim ndërtimin e motiveve të një tapeti të vërtetë.

Tapeti i tulipanëve i ndërtuar për herë të tretë, ka tërhequr si çdo vit turistë të shumtë vendas dhe të huaj.

Ceremonia zyrtare për hapjen e këtij tapeti do të zhvillohet më 22 prill, me pjesëmarrjen e kryetarit të Kryebashkisë së Stambollit, Kadir Topbaş.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit