Rreth një në pesë amerikanë që kanë hezituar të vaksinohen kundër Covid-19, kanë ndryshuar mendim dhe tashmë kanë marrë dozat e para, sipas një sondazhi nga Fondacioni Kaiser Family botuar në CNN.
Personat që kanë hezituar të vaksinohen kanë qenë fillimisht skeptikë rreth sigurisë edhe efektivitetit të vaksinës. Rreth 92% e personave që kanë hezituar fillimisht tashmë janë vaksinuar. 54% e personave që ishin në pritje të dozës së dytë janë vaksinuar plotësisht dhe 24% e personave që hezituan të vaksinoheshin në janar u detyruan të vaksinoheshin.
36% e personave që vendosën të vaksinoheshin thanë se ndryshuan mendim nga të afërmit që ishin vaksinuar tashmë. Rreth një e katërta e atyre që u vaksinuan thanë se besonin te efektiviteti i vaksinës.
Ndërsa 8% u vaksinuan për shkak të presionit nga të afërmit.