20.2 C
Pristina
Friday, May 17, 2024

A lejohet të blihet mish nga jomuslimanët?

Më të lexuarat

Pyetje:

A lejohet të blihet mish në një dyqan ku varen në të nuska apo hajmali?

***

Përgjigje:

Origjina është se lejohet mish i therur nga muslimanët dhe ithtarët e librit (çifutët dhe krishterët), me përjashtim nëse ata përmendin emër tjetër pos Allahut kur e therin kafshën, ose s’e therin kafshën sipas mënyrës së këshilluar nga sheriati.

Dijetarët e Komisionit të përhershëm kanë thënë: ”Ato kafshë që therin ithtarët e librit prej çifutëve apo krishterëve, lejohet ngrënia e tyre nëse përmendin emrin e Allahut, duke i plotësuar të gjitha kushtet e therjes, të cilat janë të njohura në Islam. Nëse permendin emër tjetër në vend të emrit të Allahut gjatë therjes, si emrin e Uzejrit ose Isait, nuk lejohet ngrënia e saj. Gjithashtu nëse e vrasin kafshën duke e mbytur ose duke e elektrizuar, nuk lejohet ngrënia e saj”.

[Shkëputur nga Fetvate e Komisionit te perheshem -Vellimi i pare (22/391-392)].

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit