1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Si t’u përgjigjem atyre që thonë namazi është thjesht gjimnastikë?

Më të lexuarat

 

Dr. Zakir  Naik: Namazi dhe gjimnastika janë larg sikurse Lindja dhe Perëndimi. Në namaz kultivohet shpirti dhe trupi, kurse në gjimnastikë trajnohet vetëm trupi. Në namaz arrihet qetësia dhe relaksimi shpirtëror. Në gjimnastikë kjo nuk arrihet. Në namaz lëvizjet bëhen pa u ngutur, ndërsa në gjimnastikë shpejtohen. Pas namazit ju jeni të pushuar, ndërsa pas gjimnastikës jeni të lodhur. Pas namazit keni vullnet për punë, ndërsa pas gjimnastikës nuk e keni atë. Namazin mund ta falin njerëzit e të gjitha moshave, ndërsa me gjimnastikë nuk mund të merret secili. Namazi është falas, ndërsa që të merreni me gjimnastikë, duhet të paguani mirë. Për namaz nuk ju duhet pajisje e veçantë, ndërsa për gjimnastikë ju duhen gjëra të ndryshme. Me namaz zhvillohen raportet shoqërore, vëllazëria, solidariteti, uniteti, ndërsa me gjimnastikë jo. Namazi ju nxit në vepra të mira dhe ju bën njerëz më të mirë, ndërsa gjimnastika nuk e ka këtë për qëllim. Dallimi kryesor është ai se ne me namaz e kërkojmë mëshirën e Allahut. Edhe pse gjimnastika e dikujt gjason me namazin, kjo nuk është e njëjtë, sepse ne në namaz e kemi nijetin (qëllimin) që t’ia shprehim Allahut të Lartësuar falënderimin dhe përuljen.

 

Zakir Naik ” Islami në qendër të vëmendjes”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit